Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Jan KUBIK*: Brexit mund të presë. Shqetësimi më i madh i Europës është frakturimi i demokracive lindore

by te Sheshi
16/02/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Jan KUBIK*: Brexit mund të presë. Shqetësimi më i madh i Europës është frakturimi i demokracive lindore

www.vegeldaniel.com

Më 31 janar, gjatë një seancë mbrëmësore që u mbajt sekret në mënyrë të dyshimtë, qeveria rumune miratoi dy dekrete që ndryshonin Kodin Penal të vendit. Menjëherë, këto masa u panë nga publiku si një përpjekje e errët për të dekriminalizuar disa akuza për korrupsion, nga të cilat do të kishin përfituar politikanë të partisë në pushtet. Protestat në rrugë shpërthyen gjatë natës, duke kulmuar me atë të së dielës së kaluar në demostratën më të madhe që nga rënia e komunizmit.

Këto ngjarje sjellin në pak zhvillime tiparet kryesore të një situate të paqëndrueshme në Europën Lindore, kur tre forca përballen për të dominuar: politikanë “tradicionalë” të shkëputur nga publiku e shpesh të korruptuar, publiku me një zemërim dhe padurim të shtuar, si dhe demagogët kategorikë.

Europa Lindore dhe ajo Qendrore që rrëzoi komunizmin në vitin 1989 është një laborator i përshtatshëm për të vëzhguar emergjencën për një politikë të re. Kjo nuk vjen domosdoshmërisht për shkak të politikanëve të saj, që janë më të korruptuar, demagogëve që janë më flakërues (kush mund të konkurrojë me Trump?) dhe publikut që është më i zemëruar. Në të vërtetë, me shumë ka të bëjë me faktin se demokracitë janë më të reja, më “bazike”, institucionet e tyre jo të mbështjella sa duhet me shtresën mbrojtëse të kulturës pro-demokratike. Gjithë sistemi është për këtë arsye, më i ekspozuar ndaj testeve të provës.

Teste të tilla duhet të jenë më të lehta për t’u përballuar në vende që janë të rehatuara në strukturat ligjore dhe institucionale të Bashkimit Europian. Kështu, fakti që kjo paqëndrueshmëri po ndodh brenda BE-së, shkakton shqetësim shtesë. BE mund dhe duhet të veprojë ndaj liderëve transgresivë, për shembull në Hungari apo Poloni ku rregullat e parimit kushtetues të “kontroll-ballancës” janë manipuluar në mënyrë të rrezikshme. Por ata në Europën perëndimore që i shohin ngjarje të tilla me përçmim apo habi përse disa “vlera europiane” nuk janë shtrirë edhe në lindje, mund të hutohen edhe nga ngjarjet e fundit, për shembull, rritja e populizmit në Britani, Francë apo Holandë.

Fundi i komunizmit rezultoi me emergjencën që gati 30 shtete po kërkonin të rindërtonin ekonominë e tyre, të rihartonin sistemet e tyre politike dhe të rishpiknin identitetet e tyre. Në fillim të viteve ’90, nuk kishte ndonjë projekt tjetër përveç disa versioneve të atij që ne sot e quajmë neoliberalizëm.

Në politikë, domosdoshmëria e ndërtimit të demokracisë liberale pranohet si një mantra e shenjtë, pavarësisht qëllimeve të vërteta të ndërtimtarëve. Në kulturë, ishte “lejo 1 milion lule të lulëzojnë” pas viteve të makthshme të censurës. Disa vende në Europën qendrore dhe në rajonin e Balltikut kanë arritur suksese të dukshme në rrugën e arritjes së këtij qëllimi të trefishtë. Për disa kohë, europianët e shteteve qendrore e lindore, përmes përpjekjeve, ndonjëherë me vuajtje e gabime, po ndërtonin sisteme solide demokratike. Më pas diçka ndodhi. Nuk ka dyshim se kriza ekonomike e vitit 2008 luajti rolin e saj, megjithatë nuk  e shpjegon atë që ndodhi. Në Hungari, sistemet “e vjetra” politike ranë në një vorbull kokëposhtë ndërsa kryeministri i asaj kohe pranoi se partia e tij kishte fituar zgejdhjet për shkak të …gënjeshtrave. Në Poloni, kriza e vitit 2008 ishtë më pak e rëndë sesa në pothuajse të gjitha vendet e tjera në Europë e megjithatë në vitin 2015 partitë e zëshme kundër status-kuosë, fituan zgjedhjet.

Si shpjegohet kjo? Në Europën lindore e qendrore, si gjetkë, rritja e populizmit shpjegohet shpesh me kombinimin e një sërë faktorësh ekonomikë e kulturorë. Por në këtë rajon, pakënaqësia ekonomike drejtohet vazhdimisht ndaj neoliberalizmit të vendosur së fundmi, shpesh pavarësisht rezultateve të tij faktike.

Sipas një kërkimi nga Ronald Inglehart dhe Pippa Norris, ekziston një shpjegim “me anë të kërkesës”, përqëndruar në dizorientimin kulturor sesa në humbjet ekonomike. Njerëzit po ngrohen nga pohimet populiste të krahut të djathë se bota e tyre “tradicionale” nuk është tërësisht e humbur përkundrejt kulturës post-materialiste, kozmopolitane që promovohet nga elitat urbane. Në Europën qendrore e lindore, sidomos në Poloni, kjo ëndërr e rikthimit në parajsën e humbur, në shtëpinë e “sigurtë”, shpesh merr tonalitete të forta nacionaliste, ndërthurur me një ndjesi të superioritetit fetar. Ka politikanë të së djathtës që pohojnë, ndonjëherë hapur: ne mbajmë pishtarin e Krishtërimit të pastër, tashmë pakthyeshmërisht të korruptuar në Perëndim.

Ndërsa këto teori shpjegojnë shumë, ka punë shtesë që duhet bërë për të argumentuar “anën e ofertës”. Përse ekziston një pakënaqësi e tillë si për shembull, në Poloni, ku situata ekonomike është shumë më e mirë sesa në shumë vende që nuk janë në kërkim të një qeverie populiste? Mund të jetë ajo që “paketimi” ideologjik ka rëndësi. Nëse është kështu, ne kemi nevojë të jemi më të vëmendshëm ndaj kornizimit të problemeve, për shembull, nga demagogët e talentuar.

Zemërimi mund të kanalizohet në shumë mënyra. Në një të kaluar jo shumë të largët, ai drejtohej majtas, por me rrënimin e komunizmit, ndjekur nga kalbëzimi gradual i social-demokratëve post-komunistë, u krijua një fushë cunguar rëndë. Ai tashmë vëngon nga mesi i mjegullt tek e djathta ekstreme. Zërat e së majtës janë të dobët. Pajisja e vakët (me programe dhe organizime politike) nga ana e së majtës nxit kërkesën për furnitorët e talentuar të ditës: politikanët populistë. Kjo është qartësisht e dukshme në botën post-komuniste.

Ekziston rreziku që zemërimi i kanalizuar nga populistët të mund të tejkalojë institucionet e dobëta. Kjo është arsyeja përse Europa qendrore e lindore është një zonë e një testimi kyç. Ndërsa mbështetja për demokracinë si një sistem i dëshiruar nuk është veçanërisht e dobët, një sërë refleksesh kulturore që mbështesin demokracinë nuk janë të zhvilluara si në rajone të tjera. Një pjesë e dukshme e popullsisë mund të bindet, kështu duket, se mbrojtja e sundimit të ligjit dhe qeverisjes me anë të ligjit nuk janë aq të rëndësishme sa një sistem që lejon shprehjen e patradhtuar të vullnetit të njerëzve. Një tregti e tillë është shenja dalluese e populizmit.

Zemërimi social mund të shprehet më shumë apo më pak drejtpërdrejtë ose përmes mediumit të caktimit të një kornize kulturore. Në Rumani, ku beteja kundër korrupsionit ka qenë në ballë të jetës publike për mjaft kohë, zemërimi është drejtuar kundër politikanëve të korruptuar e brenda skemës. Në Hungari dhe në Poloni, (apo në Britani, Francë, Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara) është kanalizuar përmes kornizave populiste mjeshtërisht të promovuara nga demagogët. Kjo është shumë më e rrezikshme për demokracinë. Populistët nuk mund të zgjidhin problemet, por mund të rrënjosin tek ne bindjen se ekzistojnë zgjidhje të thjeshta. Ne na thuhet se zgjidhje të tilla nuk janë të vështira për t’u zbatuar, por ne së pari duhet të “rikthehemi” tek vetvetet tona të pastra kolektive.

Në momentin që ne gëlltisim buburrecin e populizmit, ne kemi shumë më pak gjasa të rindezim besimin tonë në demokracinë liberale: është gjithashtu e vështirë të zgjohesh nga pasioni somnambulik në një botë imagjinare të politizuar ku diagnozat e lehta dhe zgjidhjet e thjeshta funksionojnë.

*Jan Kubik është profesor dhe drejtues i shkollës UCL për studime sllave dhe europiano-lindore.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Pak ngushëllim për ata që shqepen në pasta dhe makarona

Pak ngushëllim për ata që shqepen në pasta dhe makarona

Bashar Assad-i në anën e urdhrit ekzekutiv: nuk është kundër popullit sirian

Bashar Assad-i në anën e urdhrit ekzekutiv: nuk është kundër popullit sirian

Aksidenti i avokatit grek të Balilit sjell agjentë të DEA-s në Shqipëri: dyshohet për atentat

Aksidenti i avokatit grek të Balilit sjell agjentë të DEA-s në Shqipëri: dyshohet për atentat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

22/05/2025
Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

22/05/2025
Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

22/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni