Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Një çëshje për të cilën duhet bashkëbiseduar

by te Sheshi
12/08/2022
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Del në rrugët e qytetit dhe syri të sheh paraqitje veshjesh nga më intrigueset:

–          Pantallona të shqyera, me fije të dalura, me cepa të përvëluar pa asnjë lloj hijeshije

–          Bluza me “gjokse” të hapura deri në të skajshme, mundësisht pa lidhëza fare ose me një “lidhëse” false pa asnjë funksion

–          Të ashtëquajtura “kanatjere” të shkurtra me funksionin e detyrueshëm për të nxjerrë “belhollën”, edhe pse ajo nuk është fare,

–          Fustane të gjata me “të qara” fund e krye apo mundësisht sa më tepër “transparente” në funksion të vapës që ka mbërthyer

–          Pantallona të shkurtra, deri në të humbur edhe të funksionit “pantallon” me fije ta dalura apo edhe me të shqyera “fine”…

Kjo rënditje mund të zgjatet akoma më shumë, kuptohet në varësi të variacioneve “ekstravagante” që ofron “mëndja e ndritur” e adoloshentëve “modernistë”

Paraqitje “të këtilla” në realitetin e sotëm janë kthyer në “të zakonshme”nisur vetëm nga një “parullë” e thjeshtë në të kuptuar: “Kështu është moda!”

Kush e solli vallë këtë “MODË”?…

Kush e solli vallë këtë “KULTURË”?…

A mund të jetë kjo një “Kulturë”?

I shihni rrugëve të qytetit të grupuar në grumbullime shoqërore të ndryshme në përpjekjen e zjarrtë për të arritur “konkurencën” mes njëri – tjetrit, pasi ajo që “vishet” paradreke nuk “vishet” pasdreke, një veshje “ekstravagante” e veshur në një mbrëmje s’ka kuptim të vishet në një tjetër mbrëmje, pasi në fund “Ç’do të thotë shoqëria?”

I shihni herë pas here të shoqëruara përkrah nënave të tyre, edhe ato në fakt të reja në moshë, lëre më pastaj kur vjen rasti të shoqërohen edhe me gjyshërit, të cilët “vlojnë” përbrënda nga “turpi” kapërflyes teksa me vete thonë “Eh, ç’kohë e zezë që erdhi!”…

Bisedat e tyre janë nga më të thjeshtat, më ordineret, më të pabazat, më të banalizuarat, pasi të tilla “biseda” mbështeten vetëm në “pasqyrimet” e rrjeteve sociale të prodhimeve “rozë”,

–          të paraqitjes së një x personazhi,

–          të jetës private të një tjetri,

–          të veshjeve të preferuara të tyre,

–          të ushqimeve të preferuara të atyre personazheve

–          te diskutimeve pa vend të realizuara në programet “Reality show”

–          të paraqitjeve skenike të atyre “figurave”

–          të thashethemnajave nga më vulgaret dhe më banalet

–          të sjelljeve dhe reagimeve të pakontrolluara

–          të mesazheve pa sens që kanë përcjellë mes njëri-tjetrit

–          të agresivitetit ndaj njëri-tjetrit për volgësira pa vend…

Për fat të keq s’të kap veshi në ato “bashkëbisedime” të flitet për tema dhe çështje që

–          shqetësojnë shoqërinë e kohës

–          për ambiciet apo synimet që ka dhe duhet të ketë një “i ri/ e re” në kohët e sotme

–          për mundësitë që ofrojnë shërbimet e sotme në lidhje me zhvillimet e kohës

–          për mënyrat e menaxhimit të përditshmërisë

–          për zhvillimet e tyre individuale, intelektuale dhe profesionale

–          për mbarëvajtjen e rrugëtimit të tyre në jetë

–          për zhvillimin e vizionit dhe horizontit të tyre

Madje të duket “absurd” të dëgjosh në grupime të këtilla bashkëbisedime rreth leximeve të ndryshme të kohës, për tituj librash dhe autorë shqiptarë apo të huaj, për personazhe të ndryshme, për ndodhi dhe ngjarje që i kanë nxitur apo frymëzuar të ndryshojnë diçka në temperamentin e tyre…

Një brez i tillë padyshim që po ndikohet së tepërmi

–          nga rrjetet sociale, veçanërisht të rubrikave “rozë”

–          nga prezantimet e “privatësive” të personazhe të ashtëquajtur “VIP” duke u kthyer kështu në “fansa” të përbetuar të “intrigave” të rrjetit…

–          nga shtimi pa kriter i programeve të “Reality Show” dhe fëlliqërirave që paraqiten të “imponueshme” në përpjekje të ndryshimit të dukshëm të temperamentit rinor të kohës.

Diçka duhet kuptuar qartë dhe drejtë:

Për sa kohë që të rinjtë dhe ne si shoqëri të mos kemi vullnetin dhe prirjen e dukshme për të sjellë “ndryshime” në zhvillimin tonë individual, intelektual dhe profesional do mbetemi përherë “pre” e të tilla “degradimeve ideore” që nuk sjellin tjetër veç humbjes së identitetit tonë vetjak e kulturor

Paraqitjet ekstravagante që ju i merrni si modele pikërisht nga burime të lartpërmendura nuk përbëjnë thelbin e dinjitetit tuaj ideor dhe kulturor, pasi kurrë zh”veshja” s’ka qenë dhe s’mund të cilësohet si një kulturë dhe traditë familjare apo shoqërore e vendit ku jetojmë, përkundrazi ajo paraqet një arrogancë të theksuar madje të trupëzimit dhe identitetit duke u zhveshur nga “origjinaliteti” që mbartni në vetvete dhe duke i veshur vetes një tjetër “këllëf” të imponuar që s’ka as peshë as vlerë dhe as që bazohet në parimet apo normat kulturore të shoqërisë.

Eh, sikur ta kuptoni në të vërtetë se ç’peshë dhe ç’vlerë ka dhe duhet të ketë në vetvete “privatësia”!…

Përse u dashkëka të sfumoni veten në privatësinë e tjetrit / tjetrës dhe të mos ndërtoni një “privatësi” tuajën personale mbi bazën e edukatës familjare, farefisnore, mbi parimet dhe normat e një shoqërie të emancipuar në aspektin kulturor, artistik, letrar .. ku ne vend të zh”veshjes” dhe arrogancës në sjellje e veprime të dominojë përgjegjshmëria e një zhvillimi intelektual e kulturor që ju bën të sigurtë në hapat e një jete të suksesshme?…/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Falje për kokën Samsung-ut pas dënimit për ryshfet

Falje për kokën Samsung-ut pas dënimit për ryshfet

Miku gjerman i Putinit padit Bundestagun

Miku gjerman i Putinit padit Bundestagun

Njeriu që urdhëroi kontrollin e FBI-së në shtëpinë e Trump

Njeriu që urdhëroi kontrollin e FBI-së në shtëpinë e Trump

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni