Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Mungesa ulëritëse e ndjesës në politikën shqiptare

by Te Sheshi
23/04/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Mungesa ulëritëse e ndjesës në politikën shqiptare

Ndjesa është një institucion moral pothuajse inekzistent në politikën shqiptare. Ai është handikapi më komunist që vijon ende ta karakterizojë gjuhën e politikës, e cila nuk e njeh kërkimin e faljes, qoftë dhe si një narrativë në funksion të shtimit të kuotave të besueshmërisë. Edhe psikologjikisht, kërkimi i faljes përbën një investim të fuqishëm moral tek vepruesi. Si akt, hap rrugën e një raporti të ri, të rehabilituar, me atë të cilit i ke shkaktuar dëm; por dhe lehtëson veten, siç thotë populli. Në një rrafsh më të gjerë, ka shanse dhe që t’i hapë rrugë mbrothësisë shoqërore, nëse ka dhe pak  sinqeritet brenda.

Ndjesa e gjermanëve për nazizmin është një shembull i përkryer i kësaj.

Në Shqipëri, kasta komuniste asnjëherë nuk kërkoi ndjesë për vuajtjet dhe dëmet që shkaktoi në gati gjysmëshekulli qeverisje. Eksponentë të saj bënë gjithçka për ta përligjur stilin e drejtimit të vendit. Madje, librat me kujtime të disa sosh kanë qenë tërësisht në funksion të kësaj. Tek ato nuk ka kurrfarë fjali që përcjellin ndjesë, kërkim faljeje, por, sa për hatër, vetëm ca pranim gabimesh, që ashtu të thëna, me djallin brenda, më mirë mos ishin thënë hiç. Por është rasti të kujtohet se episode të kundërta kanë ekzistuar, veçse si episode, e jo si frymë. Siç ka qenë rasti me Bedri Spahiun, ish-funksionarin e lartë komunist, që në ‘91-shin kërkoi ndjesë publike me anë të një shkrimi, apo me Bashkim Shehun, të birin e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, që edhe pse pa përgjegjësi personale, e dënoi stilin e udhëheqjes së babait e kompani në një lloj ndjese “mes rreshtave”.

Por pluralizmi është një histori akoma më e trishtë e mungesës së moralit të ndjesës; gjë që duket ashiqare nga mënyra se si është qeverisur e po qeveriset, keq e më keq. Në fillim ishte PD-ja që i kërkonte ngultazi PS-së një mea culpa për krimet e PP-së si pasardhëse e saj, por kjo e fundit, edhe pse e futi antikomunizmin në narrativë, dukshëm për adetin e politikës së ditës, falje në kuptimin zyrtar të fjalës nuk kërkoi. E sot, nëse do ndodhte kataklizmoja e të rikthehej brenda natës ajo botë e ai sistem, pa dyshim që shumicën do i gjeje me bindje, fjalë e veprime në pozicionet e para ’90-ës. Pra, thjesht janë përshtatur me këtë kohë. Dhe kjo vlen dhe për eksponentë të PD-së, të cilëve u mbeti tesera e PP-së në xhep edhe ca javë pas konvertimit në demokratë. Në këtë pikë, ka munguar dhe një ndjesë nga Sali Berisha, i cili e ka patur për obligim moral në atë kohë që të kërkonte falje publike për të qenit sekretar partie për afro çerekshekulli, meqë po kalonte në kampin tjetër politik, dhe jo thjesht si anëtar, por si lider.

Më pas, ishte po Berisha që pas ngjarjeve të ‘97-ës, gjatë qenies në opozitë për tetë vjet, nuk pranoi të kërkonte kurrë ndjesë për gabimet gjatë presidencës së tij, karrierë e cila u njësua me atë të kryeqeveritarit të PD-së për pesë vite rresht, pavarësisht Meksit kryeministër. Si me pinca, atij iu nxor me zor një “pranim gabimesh” aty nga vitet e fundit të opozitës, që po ashtu shërbeu më pas si një investim moral për politikën e re të premtuar në marrjen e frenave të qeverisjes.

Fatos Nano as që ka artikuluar ndonjë ndjesë, apo qoftë dhe pranim gabimesh, për sa udhëhoqi gjatë viteve ’97-2005. Mjaftoi dorëheqja dhe shkëputja nga jeta politike aktive që askush të mos i kërkonte llogari për çka kishte lënë pas, e që detyrimisht të ndjente nevojën e të kërkuarit ndjesë. Ndërkohë që nuk ishin të pakta mbrapshtitë që ai la pas, ku veçohet ajo e instalimit të korrupsionit.

Në vend të tij, faljen nisi ta kërkonte Edi Rama, por në një mënyrë krejt tjetër, më tepër si një denoncim i mënyrës se si qeverisi paraardhësi i tij. Në fillimet e drejtimit të PS-së, ai i drejtohej masës së gjerë, por më së shumti elektoratit socialist, duke i kërkuar ndjesë për rikthimin e Saliut në pushtet…, si pasojë e një keqqeverisjeje të Nanos. Pra, një ndjesë tejet e sofistikuar për të qenë e sinqertë.

E tani, PD-ja në opozitë po e çon më tej këtë traditë të mbrapshtë të moskërkimit të faljes. Në terma të tjerë, kjo është një arrogancë po aq e frikshme sa e qeverisjes; sepse nëse kjo e dyta e ka të përligjur diku nga vetë pozicioni – pushteti nga vetë natyra ushqen arrogancë e jo përulësi – e para e ka krejt të papërligjur që të vijojë të ngulë këmbë si mushka në të sajën, për të djeshmen e të sotmen. E përqendruar tek narrativa e akuzave në breshëri, ndjekëse e verbër e instiktit të Berishës, ajo nuk po arrin të instalojë një moral të ri, që do i shërbente rehabilitimit në imazhin e rrënuar publik. Dhe e ka të domosdoshme ta nisë nga një ndjesë, e kotë të shpresohet të jetë e thellë, por së paku të jetë, si një investim sado i vogël, si për të nesërmen e saj, e si për t’i dhuruar politikës një standard të ri. Basha obligohet ta bëjë këtë. Ndryshe nga Rama i fillimeve të tij në krye të PS-së, që nuk trashëgonte status ish-qeveritar veç atij të kryebashkiakut, Basha ka qenë mishërim i plotë i qeverisjes së djeshme, duke drejtuar tre ministri me peshë. Më shumë se të ofrojë skema taksash të ulëta, ai lipset të kërkojë ndjesë për një mal me probleme e derte që i la vendit si ish-qeveritar. Nëse një politikan që aspiron të rikthehet sërish në qeverisje, kësaj radhe edhe si kryeministër, nuk e kupton dot se një ekonomi e shëndetshme, një mirëqenie e përgjithshme, nuk arrihet dot pa një moral mbarëshoqëror, ai as nuk e meriton të dëgjohet se çfarë flet. A nuk po arrin ta kuptojë Basha se dështimi më i madh i Ramës është pikërisht fakti që në tre vjet qeverisjeje nuk ka arritur të instalojë asnjë moral në politikë apo në jetën publike.

Shqipëria nuk ka vuajtur për para, për të ardhura, për ekonomi, por për mungesë morali, qeverisës ose publik, që të shumtëve shqiptarë ua ka hedhur në erë gjithë çka kanë fituar në të holla, atë që mund të quhet progres material, duke i degraduar në një asfiksi shpirtërore, morale dhe vizionare për gjynah.

Kështu është kur nuk di se ç’është ndjesa, shprehja më akute e një zbrazëtie morale. /tesheshi.com/                                                                                                                                        

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Së shpejti nga Facebook-u mund të fitoni para përmes postimeve

Së shpejti nga Facebook-u mund të fitoni para përmes postimeve

Asambleja Socialiste nis me një akt të pazakontë: dorëhiqet  Arta Dade, një senatore PS-së

Asambleja Socialiste nis me një akt të pazakontë: dorëhiqet Arta Dade, një senatore PS-së

Shqiptarët në Shkup protestojnë dhe për Fatime prokuroren: mos e ngucni!

Shqiptarët në Shkup protestojnë dhe për Fatime prokuroren: mos e ngucni!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni