Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Kali i kuq e ka një huq

by te Sheshi
24/07/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Kali i kuq e ka një huq

Genc Pollo është pragmatist tek thotë se çdo gjë mund të ndodhë në politikë, duke e marrë në konsideratë një aleancë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Mëtonjësit e kësaj aleance e quajnë “koalicioni i gjerë”, i cili do të thotë që nxjerr jashtë loje partinë e Ilir Metës dhe krijon një skenë të re politike, të tipit Frankenstein, pa bezdinë e LSI-së dhe tekat e saj shpesh të zorshme.

Kingmaker-at e kësaj ideje mendojnë që palët në këtë rast i bashkon dhimbja, vuajtja. Demokratët e kanë patur një përvojë katërvjeçare me këtë këpucë, e cila ua bëri këmbën plot kallo në të djathtë; socialistët kanë të njëjtën dhimbje në këmbën e mëngjër.

Fatmir Mediu e shqiptoi i pari një ide të këtillë, por Lulëzim Basha priti, e pastaj tha që do luftojë i vetëm, trim në luftë, ndaj çiftit Rama-Meta. Tani këtë tezë e mirëkupton një nga njerëzit më të lartë në kupolën e demokratëve të sotëm, Genc Pollo, ai që sot kontrollon imtësisht partinë, të cilën e nëmi dikur.

Ka patur një moment politik kur mund të bëhej koalicioni i gjerë i natyrës gjermane, pikërisht në vitin 2009. Por qëndrimi i Dritan Priftit në lidhje me kahun e mandatit të tij, pasioni për të mos patur një qeveri dyvjeçare (a mos më pak) pa kryeministër Sali Berishën, e hodhi tej këtë ofertë. Ndaj at’botë, në zhegun e vapës, u kullua marrëveshja me Ilir Metën. Pas gjashtë vjetësh, në kushte krejt të tjera, rihidhet ky projekt!

Ideatorët e ngjizjes së një aleance të këtillë rrëfejnë qartë se janë të ndërgjegjshëm për përmasën katastrofike të humbjes në zgjedhjet vendore, e cila me gjasë nuk premton kohë të mirë në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu, duke u nisur nga klima postzgjedhore mes partive të majta, Partia Demokratike e Lulëzim Bashës ka vendosur të sillet si forcë e një madhësie më të rrudhur, të sillet si LSI-ja dikur, e cila të gjendet në ditë të hallit. Pas një çerek shekulli nga formimi, kjo parti po pranon të luajë si partitë që ne për marrëveshje fjale i quajmë “të vogla”. Po udhëhiqet sërish nga aritmetika e thjeshtë e mbledhje-zbritjes, dhe jo nga ideologjia, gjë që nuk e bëri as pas përmbysjes së armatosur të vitit 1997.

Nuk flitet për një projekt në ajër, pasi prova e parë, por themelore, u dha me ligjin e Arsimit të Lartë. Deputetët e PD-së pritën deri në orët e para të mëngjesit që të bashkonin votat me LSI-në për të rrëzuar disa nene të rëndësishme të ligjit, por vetëm pak minuta para votimit morën urdhër të prerë të braktisnin seancën, duke i bërë shërbimin më të shkëlqyer qeverisë. Ndaj Pollo, jo pa gjasë kreu i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk ka pse mos të thotë që çdo gjë ndodh në politikë. Tekefundit, ai vetë është dëshmia e pragmatizmit, nga kundërshtar i paepur i PD-së në lider po i paepur i saj.

Sido që ta rrotullosh historinë e Lulëzim Bashës, e vështirë është të mos pranohet se është njeri që i kanë falur gjithçka. Erdhi nga terri i të panjohurës dhe i falën KOP-in, mandatin e deputetit në Tiranë, portofolet, bashkinë, dhe, së fundmi, partinë. Le të thonë yes-man-ët (në turqisht, jesmenë) që i fitoi zgjedhjet në parti. Kutitë i thyen, kutitë i vodhën, votuesit i gjetën në rrugë të madhe, duke ia dhënë edhe partinë. Tani që bashkia iku, pse mos t’i japin një copëz qeverie. Kuptohet, e gjitha kjo për të mirën e vendit, e procesit të integrimit europian, aspiratave euro-atlantike, dekriminalizimit, reformës në drejtësi, por, mbi të gjitha, në bazë të parimit gjithpërfshirës: “Kali i kuq e ka një huq!”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Vaksina e parë kundër malarjes merr dritën jeshile për përdorim tek fëmijët në Afrikë

Vaksina e parë kundër malarjes merr dritën jeshile për përdorim tek fëmijët në Afrikë

Të dielën hap siparin Panairi i Librit në Ulqin: Ja risitë e këtij viti, të ftuarit dhe shtëpitë botuese pjesëmarrëse

Të dielën hap siparin Panairi i Librit në Ulqin: Ja risitë e këtij viti, të ftuarit dhe shtëpitë botuese pjesëmarrëse

Kryeministri mbështet kërkesën për reparacione nga Britania për regjimin kolonial në Indi

Kryeministri mbështet kërkesën për reparacione nga Britania për regjimin kolonial në Indi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni