Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Heronjtë si pjeshka

by te Sheshi
01/05/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Heronjtë si pjeshka

Shtypi ka përherë nevojë për heronj. Modelet që hidhen në treg prej medias jo rrallë kthehen në pika referimi. Heronjtë mediatikë janë në përgjithësi personazhe të përciptë, pasi edhe ankthi i përditshmërisë që ka shtypi e bën të pamundur vështrimin thellues në një personazh a fenomen. Gazetarët dhe komentatorët shqiptarë në përgjithësi janë dembelë, dhe nuk para e kanë për zemër t’i futen analizës së tezave që hedhin në treg. Në përgjithësi, kur e kuptojnë që u ka ardhur koha e librit, bëjnë një përmbledhje të artikujve në kohë dhe e lënë me aq.

Në Shqipëri shumë shpesh më ngjan që media lëvron me mjete të rëndomta. Sa herë pjell një hero në të mëngjër, kompeson me një tjetër në të djathtë, dhe anasjelltas. Parimi i simetrisë nuk udhëhiqet nga kundërfigura, e mira dhe e keqja, por nga dy anët e një litari (Migjeni dhe murgesha), protoni me shenjë pozitive dhe elektroni me shenjë negative.

U bënë vite tashmë që shtypi, ambienti mediatik, hodhi në treg Grida Dumën. Ajo u paraqit si njeri i universitetit; sot, pas kaq kohësh, është e prezantueshme si akademike. Pranohet kështu, e nuk ka nevojë që ta diskutosh akademizmin e saj, të kërkosh librat e saj; është si punë aksiome. Është një zonjë e politikës, dhe media e ka hedhur në garë. Do fitojë, thotë shtypi. Pranohet sërish kështu, dhe nuk gjen zëra kundër. Ajo është prodhim i mirëfilltë i përdorimit të disa teknologjive të thjeshta të ndikimit mediatik, si prania në çdo debat, imponimi falë trafikut të influencës tek një forcë e caktuar politike, hedhja e imponuar në garë.

Megjithatë, Grida e vetme do të ishte e gjymtuar. Protoni nuk bën dot pa elektronin. Prej javësh është gjetur ana tjetër e skajit. Ben Blushi po vizatohet si heroi i një lufte të paprinciptë, i vetëm përballë një aradhe qeveritare. Luftë në fakt nuk ka, por për të shtypi jep buletine të përditshme. Heroi i ri, elektroni, ka pak a shumë të njëjtin sensualitet mediatik. Mblidhen një dorë me analistë dhe përpjekin kokën për pyetjet, por ai, si natyrë nazike, fillimisht nuk i përfill, shkon në studion e Ylli Rakipit. Shtatë ditë kalojnë, dhe atëherë vendos t’ua varë disi, pranon intervistën, por nuk bisedon me ta, sepse e di që të nesërmen Çani do ripërtypë debatin e një dite më parë. Tezat që hidhen janë në përgjithësi banale e të konsumuara edhe më parë nga politikanët, por kur i shqipton i përzgjedhuri ato marrin një tis të ri.

Fjala vjen, “Edi Rama kandidoi banditë në Kuvend”. E kanë thënë dhe stërthënë. Shtypi e konsideron menjëherë risi, dhe nuk duhet të pyesë nëse në listën e qarkut të Elbasanit, që Blushi u zgjodh nga Rama ta udhëhiqte, kishte mbase ndonjë bandit? Mos vallë, larg o Zot, Blushi fliste për këtë fitore banditësh kur dilte te Fevziu pas zgjedhjeve të qershorit dhe pëgërte mbi Preçin? Nejse, në këto kohë pyetje bën vetëm një. “Sa është ora? Çfarë kemi për drekë? U ndez drita e gjelbër?” duhen lënë pushim për ca kohë. Llogorja e pyetjeve është “tokë e xanun”.

Tani, personazhi është i plotë, i gatshëm. Ka kaluar në gazetari, duke i nxjerrë shokët e armëve të shisnin banane (Nikolla vdiste ta thoshte këtë shprehje), kaloi në letërsi si fenomen që pak e lexuan, por shumë folën, e tani në politikë si gjysma plotësuese e Gridës. Presim ta hedhin në garë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën për t’u anëtarësuar në OKB

6 ditë nga tërmeti në Nepal, situata në vend mes viktimave dhe të mbijetuarve të tragjedisë

Një farë e ndaluar ligjërisht në luftën kundër kancerit por që mund t’ju shpëtojë përfundimisht nga sëmundja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni