Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enis DRAGIDELLA: Konformizmi i kosovarëve dhe nepotizmi si shkaktarë të “ikjes së trurit”

by te Sheshi
17/05/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enis DRAGIDELLA: Konformizmi i kosovarëve dhe nepotizmi si shkaktarë të “ikjes së trurit”

Nuk ka kaluar shumë kohë kur përjetuam një eksod të ikjeve masive të qytetarëve kosovarë. Dihet se në çdo shtet, në çdo shoqëri, eksodi apo ikja masive e popullsisë në kohë paqe tregon fare mirë tendencën e krijimit të një averzioni negativ ndaj vendit për arsye të ndryshme dhe që kjo i jep një pasqyrë jo të mirë vendit.

Edhe pse në çdo vend ndodhin emigrimet, në Kosovë këto vitet e fundit radhazi e ka përcjellë një emigrim qoftë në mënyrë sporadike apo në mënyrë kontinuitive. Gati çdo e pesta apo mos më shumë familje kosovare e ka së paku një anëtar familjar emigrant, mirëpo ata të cilët janë më të gatshëm dhe permanent të lëshojnë vendin janë të rinjtë, pra baza e një shoqërie, shoqërisë kosovare. Këta të rijnë gjejnë mënyra të ndryshme për ikje edhe duke bërë shpenzime të mëdha për mënyra ilegale të emigrimit.

Duke marrë parasysh humbjen që ka vendi ynë me migrimin e një personi,  me rastin e migrimit të përhershëm, vendi humb përgjithmonë përfitimet direkte nga aftësitë dhe puna e një emigranti. Mirëpo humbjet do të ishin edhe më të thella dhe më serioze kur emigrantët janë të pasur me nivel të lartë të kapitalit human.

Kjo është e vërtetë për dy arsye, së pari, është e mundshme që vendi ka investuar një pjesë të konsiderueshme të resurseve për të trajnuar atë individ, dhe së dyti, sa më i lartë të jetë niveli i kapitalit human, aq më e madhe do të jetë vlera e ardhshme serike e kontributit që ai individ ka mundësi të prodhojë për vendin e tij. Serioziteti i aspektit të dytë varet nga mundësitë e ekonomisë për të shfrytëzuar talentin e individit të caktuar.

Vendi ynë nuk ka politika tërheqëse dhe stimuluese e efektive për të rinjtë, andaj po e pëson me ikjet e të rinjve. Tani përveç vendeve perëndimore të cilat janë të frekuentuara më shumë nga të rinjtë kosovar, ikjet masive kanë filluar edhe në vendet e Lindjes, ndoshta edhe për shkak të ashpërsimit të politikave migruese të vendeve perëndimore. Interesimi i madh i kosovarëve për të emigruar jashtë është shumë i madh, prandaj edhe vendet e Lindjes gjejnë mundësinë për thithjen e të rinjëve kosovarë si fuqi punëtore.

Një prej vendeve që ka filluar të pranojë emigrantë nga Kosova është Dubai, ku sheikët arabë të ardhur në Kosovë, shprehin interesim për t’u ofruar të rinjëve punë sezonale në Dubai. Është e çuditshme se si në zyret e sheikëve që bëhen pranimet janë me qindra të rinjë ku presin në radhë për të aplikuar, mes tyre ka edhe studentë të diplomuar, madje studentë të dalluar. Kjo është për të ardhur keq se si vendi ynë nuk mundëson që këta të rinjë të shprehin idetë e tyre kreative dhe të kontribuojnë në Kosovë.

Shumë studentë për shkak të nepotizmit që dominon në vendin tonë i humbin shpresat e punësimit, ju nënshtrohen punëdhënësve të huaj si fuqi krahu. Ndërkohë që duhet detektuar ndonjë mundësi tek ne dhe për të dhënë kontributin e tyre, në lidhje me avancimin e metodave zhvillimore të vendit dhe hapjen e mundësive të reja. Kjo gjendje është e jashtëzakonshme.

Kosova po humb shumë, po humb bazën e shoqërisë, ndonëse deri tani jemi vendi i parë në Ballkan për moshën mesatare më të re. Tani më nuk e kemi këtë status, si shkak i ikjes të të rinjëve. Tani numri i personave në familje është dukshëm më i vogël, gjë që ka bërë të mbesin vetëm prindërit, duke i pasur anëtarët e familjes në emigrim.

Është për t’u kritikuar vendi ynë se si aq shumë dominon nepotizmi dhe që po shkakton ikjen e trurit. Kjo i jep një ngjyrim negativ vendit ku të rinjët të kenë bindjen se Kosova nuk ofron perspektivë për ta. Andaj emigrimi si zgjidhje është edhe si mundësi që e sheh kjo gjeneratë e re, padyshim se kjo nuk jep mesazh pozitiv për të ardhmen e Kosovës.

Të rinjtë e Kosovës duhet të ngrisin zërin për ndryshim dhe jo të kenë parimin e nënshtrimit. Parim për ta duhet të jetë meritokracia, në mënyrë që të ketë avancim, gjë që po mungon. Në këtë rast shoqëria kosovare duhet ta zgjojë idenë e ndryshimit dhe të instalojë në shoqërinë e gjerë respektimin e meritokracisë në hapjen e perspektivave për gjeneratën e re, atëherë as nuk do të lejonin që nepotizmi të vazhdoj më tej. Për këtë duhet të ndodh një ndryshim imediat dhe të ndalen valët e emigrimit nga të rinjtë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Halil Matoshi: Pas Shkupit, radhën e ka Prishtina

Halil Matoshi: Pas Shkupit, radhën e ka Prishtina

Barcelona është kampione e La Ligas (VIDEO)

Barcelona është kampione e La Ligas (VIDEO)

Erdogan: Hej, Europë, hej, Perëndim, sikur është i ndaluar dënimi me vdekje në BE?

Erdogan: Hej, Europë, hej, Perëndim, sikur është i ndaluar dënimi me vdekje në BE?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni