Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga David BROOKS*: Një dhuratë për Donald Trump

by te Sheshi
11/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga David BROOKS*: Një dhuratë për Donald Trump

Nëse do të mund t’i jepnit Donald Trump dhuratën e një tipari dallues për ta ndihmuar me Presidencën, cila do të ishte?

Mendimi im i parë ishte se maturia është dhurata më e rëndësishme që dikush mund t’i ofrojë atij. Maturia është aftësia për të qeverisur veten me përdorimin e arsyes. Është aftësia për të shtypur impulset e vetes për hir të qëllimeve afatgjata. Është aftësia për të parë rrethanat specifike në të cilat gjendesh, dhe të perfeksionosh artin e lundrimit brenda tyre.

Mendimi im bazë ishte se, si një president i matur Trump nuk do t’i shpenzonte mëngjeset duke shkruar zemërueshëm në rrjetet sociale për pakënaqësitë e veta. Një Trump i matur nuk do të kalonte pasditet e tij duke u bërtitur liderëve të huaj e duke rrezikuar luftë bërthamore. “Maturia është ajo që diferencon veprimet nga impulset dhe heronjtë nga gjaknxehtët”, shkruan filozofi francez, André Comte-Sponville.

Por, sa më shumë mendoj për këtë, aq më shumë kuptoj se maturia mund të mos jetë veçoria për të cilën ka më shumë nevojë Trump. Ai duket se e ka qëllim shkatërrimin e rendit të pas luftës – ndërtimin e mureve, ofendimin e aleatëve dhe largimin e të huajve dhe refugjatëve. A dëshiroj vërtet ta bëj atë më të matur dhe efektiv në ndjekjen e këtyre qëllimeve të këqija?

Për më tepër, dizfunksionimi i vërtetë i Trump-it duket më i thellë. Ne jemi mësuar t’i trajtojmë politikanët si mjete për filozofitë politike dhe grupet e interesit. Por në rastin e Trump, filozofia e tij, populizmi, shpesh kalon në plan të dytë ndaj komplekseve të tij psikologjike – plagët psikike që duket se e kanë zhytur atë gjerë e gjatë në një gjendje të luftës së përjetshme me armiq.

Me Trump ne jemi hedhur papushim në botën nëntokësore të së pandërgjegjshmes, me plagë, përmallime e nevoja që e shtyjnë atë të bëjë atë që bën, të sulmojë ata që sulmon.

Të mendosh për politikë në kohën e Trump do të thotë të mbështetesh më pak në njohuritë e shkencës politike dhe më shumë në vëzhgimet e D.H. Lawrence, David Foster Wallace dhe Carl Jung.

Në zemër të Trampizmit është perceptimi se bota është një vend i errët, i egër dhe për këtë shkak, mizore, egoiste dhe për të mbijetuar në të nevojitet egërsia. Është bindje absolute, sikundër Trump e përkufizon, se niveli i vrasjeve është në kulmin e 47 vjetëve, madje edhe pse në fakt vrasjet janë afërsisht në pikën më të ulët në 57 vjet. Eshtë bindje absolute se jemi të angazhuar në një luftë apokaliptike kundër terrorizmit radikal islamik, madje edhe pse ka disa politika të jashtme, me gjasa të një rëndësie shumë më të madhe.

Nuk është e qartë nëse Trump është luftarak për shkak se e sheh botën si të rrezikshme, apo nëse ai e sheh botën si të rrezikshme për shkak se kjo justifikon qëndrimet e tij luftarake. Në çdo rast, Trampizmi është një pozicion që çon në atë që tashmë është një cikël i njohur: perceptim rreziku, identifikim armiqsh, ankesa, vetëmëshirim, sulm dhe kundërsulm.

Kështu, pas një reflektimi, dhurata që unë do t’i jepja Trump-it do të ishte një dhuratë emocionale, dhurata e vëllazërimit. Unë do t’i jepja atij dhuratën e ndonjë krize të cilën ai nuk do të mund ta përballonte të gjithën i vetëm. E vetmja mënyrë për të mbijetuar do të ishte të varej tërësisht nga të tjerët dhe më pas, të përjetonte se çfarë ndjen kur mbështetesh tek të tjerët.

Prej kësaj, shpresoj, do të dilte aftësia për t’u mbështetur tek të tjerët, për të besuar njerëz të tjerë, për të marrë mirënjohje, dhe eventualisht edhe dëshira për shoqëri. Vëllazërimi është dëshira për të krijuar miq si në situata të mira ashtu edhe në raste armiqësore dhe të jesh besnik ndaj këtyre miqve. Personi vëllazëror kërkon harmoni dhe lojë të ndershme midis individëve. Ai përpiqet ta zhvendosë botën nga tensioni drejt harmonisë.

Donald Trump nuk kishte pse të zgjidhte një administratë që është në luftë me të gjithë. Ai erdhi në detyrë me një mandat populist dhe çau përmes kategorive njëpalëshe. Ai mund të kishte krijuar një koalicion jo-ortodoks dhe mund të kishte drejtuar aleanca të papritura që do të kishin thyer klishetë e politikës sonë.

Ai nuk kishte pse të krijonte një administratë me luftë të brendshme ku secili nxjerr informacione për tjetrin dhe në të cilën ai që është në krye të hierarkisë është në luftë me gjithë të tjerët.

Ai nuk ka pse ta nisë çdo ditë duke krijuar armiq: Nordstrom, John McCain, gjykatësit. Ai mund ta nisë çdo ditë duke kërkuar miq, dhe në këtë mënyrë mund të arrijë shumë më tepër.

Në ditën e Inagurimit, kur Trump la gruan pas që të përshëndeste çiftin Obama, nuk e kuptova sesa shpejt një lider i pasjellshëm mund të gërryejë diskutimin. Por mjaft të shohësh sesa shumë histori të reja të përditshme janë ndërtuar rreth kësaj urrejtjeje. Luftë se kush do të flasë në Senat. Beteja televizive të përditshme të Kellyanne Conway. Gjysma e postimeve në Facebook-un tim ka të bëjë me dikë që mban titullin: Shih X-in duke shembur Y-in.

Kam dyshime se Trump do të krijojë aftësinë për vëllazëri tani shpejt, por për të qenë njerëzor, duhet të mbash zgjuar shpresën, dhe të besosh se madje, edhe një burrë aq i vjetër dhe vetë-shkatërrues sa Trump mund të jetë 0.001 për qind i hapur për transformimin e zemrës.

* David Brooks është kolumnist për “The New York Times”, që prej vitit 2003. Ai është autor i disa librave dhe jep mësim në universitetin e Jelit. Gjithashtu, është anëtar i Akademisë amerikane të Arteve dhe Shkencave.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Jo vetëm Trump-i, anketimi tregon se dhe europianët janë kundër emigrimit të muslimanëve

Jo vetëm Trump-i, anketimi tregon se dhe europianët janë kundër emigrimit të muslimanëve

Rrëfimi i një të sëmure me kancer: O njerëz, vlerësojeni shëndetin, paratë nuk janë gjithçka!

Rrëfimi i një të sëmure me kancer: O njerëz, vlerësojeni shëndetin, paratë nuk janë gjithçka!

Vogëlushi që lindi me probleme të mëdha në tru habit mjekët me progresin që ka bërë

Vogëlushi që lindi me probleme të mëdha në tru habit mjekët me progresin që ka bërë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni