Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: 103 vjet vetmi!

by Te Sheshi
23/11/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: 103 vjet vetmi!

Do duhej të ishte e adhurueshme si ardhja e dallëndysheve festa e Pavarësisë, por nuk është. Duket se ky 28 Nëntor nuk ka nerv, as frymë. As zelli i shtirur i Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë hua nga rrezatimi i “Natës së Bardhë”, që ka thithur llapëse vëmendjen, nuk ia ka dalë ta krijojë atmosferën. Festat janë parulla të mirëqenies së një kombi kur kanë frymë, dhe, anasjelltas, përfaqësojnë të kundërtën kur kjo frymë mungon. Shqipëria pret e dërrmuar festën e fuqishme të pavarësisë, ndërsa përballet me sfida, probleme të forta sociale, pasoja të rënda reformash, vlerësimi për strategjinë e së cilave është ende i paqartë. Disa ditë para festës së pavarësisë, i paqartë ngjan edhe angazhimi shtetëror në përballjen me detyrimin për të prodhuar frymëzimin që meriton kryefesta.

Festa e Pavarësisë u ngjan këtë vit martesave që nuk shoqërohen me dasëm. Askush nuk di a do të ketë fustan nusërie. Askush nuk flet për dhurata, vizita, ahengje. Shakira dhe Ledi Gaga, me mundësi reale për ftesë 3 vite më parë, për 100-vjetor, sot shpërndahen vetëm si imazhe epshi nga rrjetet sociale drejt e në trurin e adoleshentëve, ku ende nuk është formuar koncepti i punës edhe për shkak të papunësisë. Ndoshta do të ketë fjalime dhe vizita të mërzitshme zyrtarësh, që i kanë lodhur ekranet e shqiptarëve me hipokrizinë e tyre.

Mbase flamuri kombëtar, në një konkurrim të pashpresë me vetveten, do të valëvitet godinave, të fryra më së shumti prej inercisë së ndeshjeve të kombëtares së futbollit sesa prej flladit të nëntoriadës së festave. Sot është e lehtë të gjesh një flamur, falë dramës së komercialitetit që sundon jetën tonë. Por kjo lehtësi të kujton po kaq lehtë zbehjen e nacionalitetit tonë në çdo skaj. Po të hyjmë në të thella, flamuri shqiptar nuk e ka atë magjinë e dikurshme të përfaqësimit, në kohët e para, kur, fshehur në sëndukët e vjetër, ato nuk ishin thjesht copa leckash të kuqe me një shkabë të zezë në mes. Atëherë kishte një lloj nderimi për to. Njerëzit mbanin frymën, sepse në ngjyrën e kuqe, bashkë me vuajtjen shekullore të shqiptarëve, fshihej magjia e përbashkimit.

Sot, jo gjithmonë!

Më parë flamuri pështjellohej në mënyrë simbolike me patriotizmin e shqiptarëve të zakonshëm. Sot është ndryshe. Mungon krenaria. Kjo mungesë nuk është thjesht mungesë nderimi për flamurin tonë. Eshtë, përsiatshëm, përçmim për atdheun. Përçmimi për atdheun a nuk është sot në modë njëlloj si Facebook-u? Sa herë na ndodh të dëgjojmë shprehjet, “Këtu nuk jetohet! Ky është një vend i mallkuar! Ka mbaruar gjithçka! Politikanët janë kurva, por janë edhe kafshë të pangopura!”. Sa herë emigrantët tanë që vijnë nga Perëndimi për të pushuar e për t’u çmallur me njerëzit e tyre lënë pushimet në mes duke thënë: “Po ju si qëndroni këtu? Si jetoni e duroni këtu? Me këto kushte, me këtë pisllëk, me këtë varfëri, me këtë mosshpresë, me këta mafiozë të korruptuar dhe me këta barbarë në krye? Ka plot vende të tjera në planet ku mund ta shpenzosh gëzueshëm jetën tënde!”

Natyrisht, gjithkush është i lirë ta dojë ose ta përçmojë vendin e tij. Duke e dashur ose duke e urryer, secili shfaq optikën e tij, që mund të jetë sa e sinqertë, aq dhe provinciale. E dimë, Shqipëria e shkretë, në prag të çdo nusërimi të pavarësisë, zakonisht është e sëmurë, e lodhur dhe e zhgënjyer. Por, përtej perceptimit, ndoshta  lodhja dhe sfilitja nuk janë arsye për ta përçmuar. Përkundrazi. Dashuria është një fuqi që lind pikërisht nga mungesat dhe vuajtjet. Në vend që ta përçmojmë, lipset të hapim sytë. A mund ta duam Shqipërinë duke vuajtur për të? A mund ta duam duke e pranuar siç është, veshur me zhele dhe këmbëzbathur? A mund të zemërohemi dhe të shpërthejmë, për t’ia kundërvënë këtë dashuri barbarisë së sundimtarëve që e kanë lënë këto 103 vjet në vetmi dhe mjerim?

Si një kritik i pushteteve, shumë herë pyes veten se mos ndoshta zemërimi im ndaj brutalitetit të klasës politike shqiptare i kalon caqet e duhura. Shpesh kam mëdyshje se mos ndoshta jam i padrejtë kur nuk besoj te liderët e popullit tim dhe përpiqem t’ua imponoj këtë vullnet edhe të tjerëve. Por në çdo rast bëj një ndalesë. Ndiej se ashtu si i çdo qytetari të thjeshtë shqiptar, zemërimi im është i shëndetshëm. Kuptoj se zemërimi, besimi i munguar ndaj politikanëve shqiptarë, që prej 20 vitesh vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, shndërrohet në urrejtje për ta. Sepse ata, sundimtarët, politikanët, prej shumë vitesh po e shkatërrojnë Shqipërinë, duke i vjedhur asaj pasurinë, duke i vrarë të ardhmen, duke e fshirë njëherë e mirë nga shpirti i saj krenarinë.

A mund t’i besojmë kësaj klase politike që pjesën më të madhe të kohës e shpenzon me sharje e fyerje për njëri-tjetrin, duke fyer durimin tonë që rrimë e i dëgjojmë, me shpresën se do të ndryshojnë? A ka ende naivë të tillë në Shqipëri që besojnë se, vit pas viti, në drejtimin e punëve publike gjenden njerëzit e duhur, njerëzit e ditur, karriera politike e të cilëve është e lidhur me pasionin, integritetin, përkushtimin dhe dashurinë për vendin e tyre. Vështirë! Duke u bërë shtetas mbishekullorë, shqiptarët janë qytetarë të pashpresë dhe të zhgënjyer, pengje të absurdit dhe iluzioneve sunduese. Jo se Shqipëria nuk ka bij e bija me energji shqiponje dhe ndershmëri shenjtorësh, mendimtarë dhe atdhetarë, të aftë e pasionantë, që do ta tërhiqnin zgjedhën e rëndë të zhvillimit nga kriza drejt suksesit e krenarisë. Natyrisht që Shqipëria ka bij të devotshëm, të pandotur, por ata nuk janë në pushtet, dhe nuk preferohen nga pushteti, madje ata janë arsyeja se përse ky pushtet është betonuar në një kështjellë pa dyer. Eshtë betonuar për t’i përjashtuar, për të mos rrezikuar sundimin e tyre. Shqipëria është e marrë peng nga kompleksiteti që ka kjo klasë politike ndaj vlerave dhe përparimit. Ndaj nuk ecën përpara. E gjunjëzuar, ajo zvarritet në drejtimin e ethshëm, ku shumë larg saj, si një galaktikë, vezullon Europa. Zvarritet përpara, mbahet me thonj, me gishta të gjakosur, për të dalë nga gremina e tranzicionit, ku klasa politike e ka shtyrë dhe shlyrë pa mëshirë. Ngjitet në majë, rropatet, përbaltet, kapet pas rrënjëve të pemëve, derisa një furi e rrëshqet sërish mbrapsht në humnerën e lagësht.

Duam të shkojmë drejt Europës, ndërkohë që sfida jonë nuk është rruga drejt saj, por dalja nga kjo greminë e tranzicionit, që na barazon me vendet e botës së tretë. Mjegulla e korrupsionit na bën të ngjasojmë më shumë me vendet që nuk qeverisen, por sundohen dhe përmbysen me revolucione. Le t’u hedhim një sy halleve tona në këtë kryefestë. Të shohim se si nënat i rrisin fëmijët e tyre. Se ku edhe si mësojnë fëmijët tanë, e si ushqehen prindërit tanë. Të shohim se si varfërohen çdo kohë njerëzit e thjeshtë. Të shohim se ku punojnë a nuk punojnë fëmijët tanë. Dhe, nga ana tjetër, të shohim si rriten orteqet e llogarive bankare të politikanëve hajdutë. Se si lulëzon mediokriteti dhe klientelizmi. Se si vishet me pushtet dhe përgjegjësi mediokriteti. Të shohim se si ngrihen lart njerëz që nuk meritojnë, e si njerëzit e thjeshtë e të drejtë luftojnë për ta fituar jetesën e vështirë me dinjitetin e tyre.

Në çdo festë pavarësie, arritjet nuk mund të maten me deklarata boshe dhe demagogji politikanësh tranzicioni, të zhytur në llumin e mëkateve të tyre, por me nivelin e dinjitetit që SHQIPËRIA u afron qytetarëve të saj… /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Legjionarët: “bombardojnë” Meha e Grezda

Legjionarët: “bombardojnë” Meha e Grezda

Kujdes: ja kur duhet ta lani fytyrën

Kujdes: ja kur duhet ta lani fytyrën

Imam Çili nga Cërriku: jemi të pavarur nga KMSH-ja, por kjo nuk na bën radikalë

Imam Çili nga Cërriku: jemi të pavarur nga KMSH-ja, por kjo nuk na bën radikalë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni