Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, arriti në SHBA për të mbajtur një fjalim mbi bisedimet e SHBA-ve me Iranin në lidhje me çështjen bërthamore. Me gjithë kritikën e ashpër nga Shtëpia e Bardhë dhe kundërshtimin e presidentit amerikan, Obama-s, për ta takuar Netanyahu-n, kryeministri izraelit e pranoi ftesën e bërë nga Kongresi.
Sot ai do të mbajë një fjalë në Komitetin Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), për t’iu drejtuar më pas, të martën, Kongresit. Vizitën e tij e kritikoi jo vetëm qeveria amerikane, por edhe opozita izraelite. Udhëheqësit e Unionit Izraelit centrist, që garojnë kundër Likud-it të Netanyahu-t në zgjedhjet e ardhshme, përsëritën kundërshtinë e tyre për vizitën e kryeministrit. Ata u shprehën se kjo vizitë do t’i dëmtojë marrëdhëniet e Izraelit me SHBA-të.
Përpara nisjes për në Uashington, Netanyahu vizitoi të shtunën Murin e Vajtimit në Jerusalem, në një prej pelegrinazheve të tij të rralla në vendet më të shenjta të Judaizmit. Ajo ishte një përpjekje e dukshme simbolike dhe politike e bërë nga Netanyahu, dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme, për ta portretizuar vizitën në SHBA si kritike për mbijetesën e Izraelit. Ai u shpreh se, “Marrëveshja mes Iranit dhe fuqive mund të vërë në rrezik ekzistencën tonë. Ne duhet të bashkohemi përballë një marrëveshjeje të tillë dhe të shpjegojmë rreziqet që ajo paraqet për Izraelin, për rajonin dhe për tërë botën.”
Marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Izraelit janë në një periudhë të paprecedent, ndërsa është bërë e dukshme se të dy vendet janë të zhgënjyera me politikat e njëri-tjetrit. Tensionet në rritje midis dy udhëheqësve të aleatëve historikë, të dala në sipërfaqe së fundi, kanë qenë pasojë e përplasjeve serioze diplomatike. Nuk është sekret se Obama dhe Netanjyahu nuk kanë qenë miq të ngushtë, siç pritet nga udhëheqësit e shteteve aleate./tesheshi.com/
Hello there! Do you know if they make any plugins to help with
Search Engine Optimization? I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Thanks! I saw similar
art here: Code of destiny
I am really inspired with your writing talents as neatly as with the layout for your blog. Is that this a paid theme or did you modify it yourself? Anyway keep up the excellent quality writing, it is uncommon to look a nice weblog like this one today. I like tesheshi.com ! I made: BrandWell
I am really inspired along with your writing skills as well as with the format in your blog. Is this a paid subject or did you customize it your self? Anyway keep up the excellent high quality writing, it is rare to look a great weblog like this one today. I like tesheshi.com ! Mine is: Snipfeed