Nëse jeni ftohur apo ju zënë gripi pas një udhëtimi në avion me siguri keni mallkuar klimën brenda në avion.
Ajrosja brenda në avion funksionon kështu: ajri i brëndshëm del jashtë dhe futet ajri i jashtëm falë sistemit filtrues Hepa (i njëjti sistem që përdoret dhe në sallat e operimit) dhe nuk riciklohet i njëjti ajër siç mendojnë shumë njerëz.
Ndaj të ftohurën me siguri nuk e keni marrë nga ajrosja por keni harruar një gjë shumë të rëndësishme: në avion hyjnë dhe zbresin shumë njerëz dhe pajisjet e brendshme ekspozohen ndaj miliona baktereve të ndryshme.
Ndenjëset, dorezat, valixhet, monitori, tavolina e ushqimit, revistat dhe shumë sende të tjera janë prekur nga qindra mijëra duar dhe janë mjete të cilat nuk pastrohen shpesh.
Ekspozimi ndaj këtyrë baktereve dhe një sistem imunitar i dobësuar për shkak të mos ambjentuarit me ndryshimet orare, ushqimin apo klimën bën që të jemi më të ndjeshëm dhe menjëheë të prekemi nga gripi apo ftohja. /tesheshi.com/