25 vjeçarja Goga Bai dha bashkëshorti i saj 28 vjeçar Ravindra Kumar janë prindërit krenarë të një fëmije, i cili ka thyer çdo rekord të mundshëm. I vogli ka lindur disa ditë më parë dhe peshon plotë 5.970 kilogramë. Ai është i sapolinduri më i rëndë në të gjithë Indinë.
Fëmija ka ardhur në jetë në Ganganagar të Indisë dhe siç raporton Mirror, atij ende nuk i është vënë një emër dhe ka lindur me operacion cezarian.
Anamika Aggarwal, njëri prej katër mjekëve që kanë marrë pjesë në operacion, e kanë cilësuar si një mrekulli. Nëna duhej të kishte bërë një lindje natyrale, por fëmija ishte shumë i madh dhe nuk dilte dot. Në mënyrë urgjente gruaja i është nënshtruar operacionit dhe fatmirësisht gjithçka ka shkuar më së miri.
“Nëna dhe fëmija janë mirë. Fillimisht ka pasur probleme me frymëmarrjen, por tani çdo gjë është më së miri”,- bëjnë me dije burime nga spitali.
Nëna e të voglit ‘gjigant’ është diabetike dhe peshon 100 kilogramë. “Problemet e gruas mund të kenë shkaktuar mbipeshën tek fëmija. Fëmijët që lindin nga nëna që janë diabetike, mund të rrezikojnë të jenë të prekur nga obeziteti”,- përfundojnë mjekët./tesheshi.com/