Konkurenca në shkollat kineze është shumë e fortë, e për këtë arsye prindërit mundohen që t’i përgatisin fëmijet e tyre për kur të dalin në botën e vështirë të punës.
Kjo i ka çuar deri në ekstrem: aq sa kanë lindur kurse menaxhimi për fëmijët e moshës 3 vjeç.
Kursi kushton rreth 50.000 yuan në vit (afërsisht 7 mijë euro) dhe bëhet dy herë në javë. Kursi nuk duket se ka diçka të veçantë, por përgjegjësit e kursit sigurojnë se kjo do t’i bëjë fëmijët lider në të ardhmen.
Disa prindër janë shprehur për gazetaret se nuk besojnë realisht se ky kurs mund të shërbejë për atë që thotë, por deklarojnë se i kanë çuar fëmijët pasi aty ka plot fëmijë të tjerë. /tesheshi.com/