Një djalë e një vajzë, dy binjakë të shëndetshëm, kanë ardhur në jetë në Burgos, në veri të Spanjës, nga një nënë 64-vjeçare.
Të lindur përkatësisht me peshë 2.4 dhe 2.2 kilogramë, binjakët dhe e ëma e tyre gjenden ende në spitalin Recoletas.
E njëjta grua kishte lindur dhe në 2012-n një vajzë, të marrë më pas nën kujdes nga shërbimet sociale.
E përditshmja spanjolle El Pais bën me dije se edhe dy nëna të tjera në të gjashtëdhjetat kanë lindur fëmijë të shëndetshëm gjatë viteve të fundit në Spanjë. /tesheshi.com/