A është termeti një eksperiencë zbavitëse? Ata që e kanë provuar do t’ju thonë padyshim jo.
Por me sa duket, një restorant në Costa Brava, Spanjë, nuk e mendon kështu.
Disaster Café, organizon çdo mbrëmje një ‘spektakël’ shumë të pazakontë: një termet me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rihter.
E parë nga jashtë, ngjan me një lokal që nuk të përsjell asgjë të jashtëzakonshme. Brenda, në katin e poshtëm, gjendet një platformë e motorizuar, e cila simulon termetin.
Termeti vjen pa paralajmërim gjatë darkës. Fikën dritat dhe çdo gjë fillon të dridhet. Pavarësisht idesë së çuditshme, restoranti ferkuentohet nga shumë njerëz, aq sa duhet të prenotosh para se të shkosh. /tesheshi.com/