Taivanezja DigiTimes citon burime nga zinxhiri furnizues i kompanisë dhe raporton se Apple po planifikon të nxjerrë në treg një iPad 10.5 inç me qëllim që të tërheqë sektorin e sipërmarrjes dhe edukimit.
“Apple do të nxjerrë në treg iPad-in 10.5 inçësh për shkak se tabletët 10 inçësh apo më të mëdhenj janë mjaft popullor në mesin e siprëmarrësve dhe në sektori arsimor në SHBA,” tha burimi.
iPad-i ekzistues, 9.7 inç mund të jetë shumë i vogël, ndërsa 12.9 inç iPad Pro është shumë i shtrenjtë,” konfirmoi burimi. /tesheshi.com/