Gratë iraniane, të cilat, me përjashtime të rralla, nuk u lejuan të shikojnë ndeshjet e futbollit të meshkujve për një kohë të gjatë, do të lejohen ta bëjnë këtë në të ardhmen, tha të dielën presidenti i Federatës së Futbollit iranian.
“Ndër karakteristikat kryesore të këtij sezoni (…) është se gratë do të mund të hyjnë në stadiume,” tha Mehdi Taj në ceremoninë e shortit live.
Gara e meshkujve, në të cilën marrin pjesë 16 ekipe, duhet të fillojë në gusht.
Në Iran, grave u është ndaluar të ndjekin ndeshjet e futbollit për 40 vjet.
Taj shtoi se disa stadiume në Ispahan, Kerman dhe Ahvaz janë “gati” për të pritur spektatorë femra në ndeshje, por ai nuk përmendi ndonjë stadium në Teheran.
Në tetor 2019, rreth katër mijë gra iraniane ndoqën ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2022 të Iranit kundër Kamboxhias në stadiumin Azadi të Teheranit, hera e parë që nga Revolucioni i vitit 1979.
Më herët, FIFA i bëri thirrje Iranit që të lejojë gratë të hyjnë në stadium pa kufizime. /tesheshi.com/