Erion Braçe, një lloj skifteri politik në jetën parlamentare të çdo kohë, kërkoi ndjesë, siç tha, për disa sjellje joetike në kushte opozite, duke theksuar madje emrin e Jozefina Topallit si njeriu që ia adresonte ndjesën e tij.
“Mund të kemë qenë jo etik në disa raste dhe unë kërkoj ndjesë. Në disa raste duhet ti kërkoj ndjesë Jozefina Topallit, jam sjellë keq në disa raste në Parlament dhe mbase tani është momenti.
Sjellja ime, nervi im ka qenë ndonjëherë në atë kohë dhe e kam shkelur. Por kam mësuar, kam ndryshuar, tani jam pak më shumë etik nga ç’kam qenë dhe më i përmbajtur nga ç’kam qenë”, tha Braçe në “Interview nga Mirela Milori” në Euronews Albania.
Gjithsesi, Braçe mbetet në deputet luftarak dhe ndaj qeverisjes së tij, sidomos sa i përket politikave në bujqësi, sipas tij jo aty ku duhet. /tesheshi.com/