Agjencia Amerikane e Hapësirës – NASA ka testuar me sukses motorin kryesor të raketës më të fuqishme në botë – Space Launch System (SLS).
Motorët punuan për më shumë se tetë minuta për të simuluar kohën që i duhet një rakete për të arritur hapësirën nga Toka, raporton BBC.
Kjo është prova e dytë për motorin e kësaj rakete, pasi i pari dështoi në janar.
SLS supozohet të marrë një njeri në hënë, për herë të parë që nga viti 1972. /tesheshi.com/