NASA heton krimin e parë në hapësirë, raporton BBC.
Konkretisht, astronautja amerikane Anne McClain dyshohet se hakoi llogarinë bankare të ish-partnerit të saj, Summer Worden nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Worden paraqiti një ankesë pranë institucionit përgjegjës dhe McClain u kthye në Tokë.
Astronautja i tha New York Times përmes një avokati se ajo thjesht po kontrollonte për të parë nëse gjithçka ishte në rregull me buxhetin e shtëpisë së saj, ose më saktë, nëse kishte para të mjaftueshme në llogari për faturat dhe kujdesin për djalin e tyre, të cilën ata e grumbulluan së bashku kur ishin bashkë.
Konkretisht, McClain pranon që ajo ndëhyri në llogari, por nuk kishte qëllim të keq.
McClain dhe Worden, i cili është oficer në Forcën Ajrore të SHBA, u martuan në vitin 2014, ndërsa në vitin 2018, Worden paraqiti kërkesë për divorc.
McClain u diplomua në Akademinë prestigjioze ushtarake West Point dhe ishte një pilote ushtarak në Irak. Si një astronaute, ajo kaloi gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Kuadri ligjor, i cili është rregulluar nga shtetet zotëruese të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, thotë se ligji i një shteti të veçantë vlen për individët dhe pronat e tyre në hapësirë. Për shembull, nëse një qytetar kanadez kryen një krim në hapësirë, ai i nënshtrohet ligjit kanadez. /tesheshi.com/