Një shqiptar nga Ulqini, Muho Pulti, ka qenë kuzhinieri i Mbretit Faruk të Egjiptit, edhe ai me origjinë shqiptare.
Muho ishte virtuoz në gatimet e tij. Mbretit i gatuante peshkun si ulqinakët. Në një video të rrallë bardh e zi të vitit 1970, ai tregon pikërisht recetat e Mbretit Faruk. Për fat të keq, videoja është vetëm në gjuhën serbo-kroate, por ne po e japim për hir të së vërtetës. (Kortezi nga Ulqini-online)
/tesheshi.com/