Tërmeti që goditi Meksikën ka kthyer në një vend tmerri edhe atraksionin më të vizituar turistik në kryeqytetin e vendit.
Turistja amerikane Alyne Tamir, ka filmuar skenat e tmerrit, ku anijet e vogla në një kanal në Xochimilco, lëkundeshin sikur të ishin lodra kalamajsh.
Në video dëgjohet duke thënë “nuk është ide e mirë të qëndroni në anije”, ndërsa tërmeti krijonte valë në ujë.
Si pasojë e këtij tërmeti kanë humbur jetën 248 persona.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra larg Mexico City, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 20 fëmijë të cilët humbën jetën kur u shemb shkolla. /tesheshi.com/