Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, deklaroi në një mesazh publik se “Serbrenica është turpi i Europës”.
Në një mesazh video të shpërndarë nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së, zonja Mogherini thekson se “Masakra e Serbrenicës është faqja e errët e Europës. Një gjeneratë e tërë, siç është e imja, endërruam një botë ndryshe dhe paqe pas mbylljes së Luftës së Ftohtë, por u zgjuam nga një mankth i tmerrshëm. Një gjenocid që përbën turpin e Europës. Koha dhe fjalët nuk mund të heqë dhimbjet e nënave, por koha dhe fjalët mund të bëjnë atë që të ndërtohet një e ardhme më të mirë pa urrejtje raciale dhe një shtet multietnik të përbashkët të boshnjakëve-muslimanë, serbëve, kroatëve dhe të tjerët”.
Sot në Serbrenicë zhvillohet një takim i madh përkujtimor ku marrin pjesë krerë shtetesh dhe përfaqësues të komuniteteve fetare./tesheshi.com/