Ministria e Mjedisit ka në kompetenca të saj ruajtjen e ambjentit, pyjeve dhe diversiteti nayror në një vend si Shqipëria ku gjithçka është kthyer në pronë private.
Por sot, dikasteri i mjedisit njofton për shtypin se ka arritur të identifikojë dhe sekuestrojë dy arinj, më konkretisht, dy këlyshë arinjsh që mbaheshin në robëri në Sarandë.
Sipas njoftimit: “Arinjtë e vegjël, ngjyrë të murrme me moshë rreth 5 muaj mbaheshin në kushte tepër të mjerueshme për qëllime përfitimi nëpër plazhet e bregdetit të jugut. Arinjtë u morën në dorëzim nga inspektorët e sektorit operacional ISHMP Qendër, dhe ditën e sotme dorëzuan Kopshtit Zoologjik dhe Drejtorisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë Tiranë”.
Kryeinspektori Ergys Agasi tha se:”Në bashkëpunim me policinë e shtetit u bë i mundur arrestimi i një shtetasi që mbante në kushte të mjerueshme dy arinjtë. Ndërsa sot në një marrëvëeshje të ISHMP-së me Bashkinë e Tiranës u bë i mundur dërgimi i arinjve në Kopshtin Zoologjik në Tiranë. ISHMP vazhdon punën për gjetjen, sekuestrimin e arinjve dhe kafshëve të tjera të cilat mbahen në kundërshtim të plotë me ligjin.”
Ndërsa kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit Blendi Gonxhe u shpreh se arinjtë prej ditës së sotme do të jenë në një kujdes tejet të vec antë. “Fillimisht do të kalojnë në karantinë për tu kontrolluar dhe vaksinuar nën kujdesin e veterinerëve dhe specialistëve”.
Ministria e Mjedisit thekson në njoftim se në janar të këtij viti u realizua dërgimi i 3 arinjve që mbaheshin në robëri për në Qendrën Strehimore ARCTUROS në Follorinë të Greqisë.
Në bashkëpunim me strehimoren Pylli i Arinjve në Prishtinë është në proces dërgimi i 5 arinjve ndërsa Parku i Abrucos në Itali do të strehojë një arushe 6-7 vjecare të konfiskuar në Nartë të Vlorës.
/tesheshi.com/