Ka qenë të shumtë ata që kanë dashur gjithmonë që Microsoft të bëntë një pc të tillë. Kompania amerikane ka zbuluar produktin e saj të fundit gjatë Windows 10 event. Është fjala Surface Studio, një produkt i kategorisë “All-in-one”.
Falë mbështetjes që përkulet, ekrani surface mund të shndërrohet në një tavolinë pune dixhitale.
Ekrani është me teknologjinë PixelSense, LCD 28 inç, në format 3:2 dhe me një rezolucion 4.500×3.000 piksel. Ekrani është është pak më shumë se një centimetër i hollë. Sipas Microsoft, ky është ekrani më i hollë i kësaj kategorie.
Sigurisht, një produkt i tillë nuk kishte si të mos ishte me ekran të prekshëm, i cili mund të durojë deri në 10 prekje njëkohësisht. Ka gjithashtu edhe Surface Pen për ata që duan të pikturojnë apo projektojnë.
Siç ishte parashikuar, mbështetësja e patentuar të jep mundësinë ta përkulesh monitorin pothuajse krejtësisht, duke e afruar nga vetja e duke krijuar në një farë kuptimi eksperiencën e një tavoline pune për të dizenjuar.
Të dhënat teknike ndryshojnë në varësi të konfigurimit që përzgjedh blerësi, duke reflektuar edhe çmimin e produktit. Në fakt bëhet fjalët për një shumë aspak modeste, e cila fillon nga 2.999 dollarë.
Të dhënat teknike:
- Proçesor Intel Core i5 ose i7 i gjeneratës së gjashtë
- 8, 16, ose 32 GB RAM DDR4
- NVIDIA GeForce GTX 965M me 7 GB memorie të dedikuar GDDR5 ose GTX 980M me 4 GB.
- 1 ose 2 TB arkivim hibrid
https://www.youtube.com/watch?time_continue=133&v=BzMLA8YIgG0