Në kohën kur politika është në një fazë të lartë tensioni, aq më tepër kur pas disa orësh pritet dhe arrestimi i dy deputetëve, kreu i Kuvendit i ka bërë me dije opinionit se si mundi të bjerë në peshë:
“Dua t’u them edhe një nga sekretet e dietës sime, është se e filloj mëngjesin me një vezë të zierë dhe e përfundoj me pak mish pule në darkë të bardhë dhe është një kontribut i rëndësishëm për një dietë të suksesshme, aq më tepër kur janë produkte të sigurta bio, të certifikuara e të gatshme për eksport”.
Këtë deklaratë gastro-ekonomike, Meta e bëri gjatë një vizite në një pulari në Xhafzotaj të Durrësit, ku tha se “shumë shpejt do të bëhet edhe dyfishimi i prodhimit nga 300 milionë kokrra vezë në 600 milionë. Një nga sfidat tona kryesore, është përmbysja e raporteve mes konsumit të brendshëm e midis importit e eksporteve”, shtoi kryeparlamentari, për të cilin, deputeti Tom Doshi – që për koiçidencë është bashkëaksioner i një pularie së bashku me ish-LSI-stin Dritan Prifti – ka bindjen se ka dashur të vrasë. /tesheshi.com/