Mediat serbe bëjnë të ditur se takimi Mustafa- Vuçiç ka qenë përgjithësisht pozitiv; duke i vënë ë theksin marrëveshjes së njohjes së ndërsjelltë të diplomave për të cilat kanë rënë dakord palët.
Televizioni B92 citon shefen e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, sipas të cilës “atmosfera e përgjithshme ka shkuar mirë”.
Mogherini ka theksuar se ajo ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të firmosura më parë dhe njohjen e diplomave të universiteteve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, studentët mund të kryejnë dhe vazhdojnë studimet si në Serbi ashtu dhe në Kosovë pa asnjë problem.
Ndërkaq, ka avancuar zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë, pra çështja e targave dhe patentave etj.
Sipas Mogherinit, diskutimi mbi marrëveshjen e Asocacionit të Komunave është fokuzuar në zbatimin konkret, sipas së cilës palët kanë rënë dakord për ta jetësuar sa më shpejt.
“Unë dua të falënderoj kryeministrat e dy vendeve për vendosmërinë e tyre për të normalizuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Mogherini.
Ndërkaq, mediat radikale po botojnë gjithnjë e më shumë qëndrime të opozitës së Kosovës që nuk do të lejojë zbatimin e Zajednicës.
Gazeta Blic thekson se “Kosova po përballet me një revolucion të vërtetë për të mos lejuar zbatimin e Asociacionit dhe ditën e 17 shkurtit do të mbahet një protestë që do të djegë Kosovën”. /tesheshi.com/