Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Marrëveshjet e mosmarrëveshjeve në politikën shqiptare, nga Trieste-ja e vitit`91 e deri tek ajo e 2013-ës

by te Sheshi
08/11/2015
in Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 9 mins read
A A
Marrëveshjet e mosmarrëveshjeve në politikën shqiptare, nga Trieste-ja e vitit`91 e deri tek ajo e 2013-ës

Nga Luljeta Progni

Puna po e sjell që një marrëveshje e re politike të shfaqet në horizontin gri të politikës gjithherë të trazuar shqiptare. Marrëveshje më shumë me pahir se me hir, prej një premise konfliktuale që vijon të haset tek aktorët politikë të Tiranës. Kësaj herë është reforma në drejtësi që e kërkon këtë.

Më konkretisht, kjo reformë është një kusht i panegociueshëm i Brukselit që Shqipëria të vijojë t`i ketë dyert e hapura të Unionit. Kryeministri Rama është angazhuar prej disa muajsh për ta. Një draft i ekspertëve të nivelit të lartë është hartuar, por në këtë proces nuk është bërë pjesë LSI. Drafti dikton ndryshime të thella në Kushtetutë  dhe për miratimin e tyre duhet shumica e cilësuar. Ilir Meta ka dhënë sinjale se nuk është dakord me këtë draft. Përmes zyrtarit të LSI-së i ngarkuar për refomën në drejtësi, Ylli Manjani, LSI ka shprehur rezerva duke dhënë sinjale se nuk do ta votojë.

Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha nuk duket të jetë kaq kokëfortë ndaj ofertës së Ramës për t`u bërë pjesë e këtij procesi. Pra nuk duket e pamundur një marrëveshje Rama-Basha. Reforma në drejtësi e diktuar nga kërkesat e Brukselit do ta justifikonte më së miri një marrëveshje të tillë. Në këtë situatë, disa lëvizje politike duket se po shkojnë në këtë drejtim. Ndërkohë që Meta vazhdon e i bën presion aleatit të tij Rama me takime me krerë të partive të koalicionit qeveritar me peshë të rëndësishme në Kuvend, sic është PDIU e Shpëtim Idrizit. Bashkë me LSI bëhen 25 deputetë. Shenja afrimi me këtë krah të Metës po shfaq edhe Berisha i cili në cdo rast ka shumicën e votave të PD-së në Kuvend. Është pra një situatë e ngjashme me atë të viteve 2000-2002 kur janë ndeshur shpesh aleancat fluide Berisha-Meta e të tjera. Shenjat e krizës brenda mazhorancës janë dhënë më shumë se një herë gjatë muajve të fundit pas zgjedhjeve lokale. Akuzat e publikuara në media për përfshirje të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në aferën korruptive të CEZ-DIA, dhanë shenjat e para të kësaj krize. Reagimet e Metës ato ditë fill pas publikimit në media të akuzave ndaj tij, patën një mesazh të qartë politik: “Kur themi PO unë e doktori ajo bëhet”. Dukej si një mesazh kërcënues ndaj Ramës, ndoshta edhe ndaj Bashës. Edi Rama ishte në atë kohë jashtë vendit po ashtu edhe Basha. Mediat në Tiranë aluduan për një takim të mundshëm mes tyre, i cili më vonë u mohua nga dy palët.

Pra duket një situatë aq e brishtë sa shpejt mund të kërkojë si zgjidhje një marrëveshje të re politike. Është e njëjta histori e përsëritur në 25 vjet ku marrëveshje të mëdha janë nënshkruar për të mbyllur përkohësisht kriza politike. por pikat e marrëveshjeve asnjëherë nuk janë respektuar nga palët duke u katandisur më pas në kohë si pazare të rëndomta.

Dhe ja vlen pra një rezyme e të gjitha marrëveshjeve politike në afro çerek shekulli.

Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama janë katër njerzit që kanë diktuar historinë e Shqipërisë së 25 viteve të fundit përmes marrëveshjeve që ata kanë nënshkruar mes tyre, të pozicionuar në dy krahët, të majtë dhe të djathtë.

Nano-Berisha, 15 vite mes konfliktesh e marrëveshjesh

nano berisha meksi trieste

Të parët ishin Berisha e Nano. Në krye të dy partive kryesore politike në Shqipërinë e vitit 1991, e sapodalë nga sistemi komunist. Me ndërmjetësimin e të tretëve, Nano e Berisha u takuan në Trieste më 21 shkurt 1992, ku u tha se u nënshkrua një marrëveshje e cila është komentuar vazhdimisht si marrëveshja e fshehtë e ndarjes së pushtetit mes tyre. Duhej vetëm një muaj deri në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të vitit 1992. Klima politike me Nanon në krye të PS-së dhe Berishën në krye të PD-së, ishte skajshëm e acaruar. Nano e Berisha u ftuan nga shqiptari i diasporës, Mentor Ccoku, në një darkë në qytetin verior të Italisë ku u tha se u vendos pakti për të drejtuar bashkë Shqipërinë, njëri në pushtet e tjetri në oppozitë. Bashkë me Mentor Ccokun, ishte dëshmitar dhe Ylli Jasa në atë takim të datës 21 shkurt të 1992-shit mes Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Aleksandër Meksit. Jasa thotë se nuk kishte asgjë sekrete në atë takim. “Kishin ardhur me të njëjtin avion, por nuk e di nëse ishin bashkë, apo nëse flisnin me njëri-tjetrin. Pashë që kishte një lloj vështirësie në të qenit bashkë, ishin dy grupe opozitare. Nuk e di sa e thellë ishte kjo opozitë, por për gati tri ditë e dy net i shoqërova dhe takimi i tyre ishte spontan”, thotë Jasa për takimin e  Berishës e Meksit me Fatos Nanon.

“Hëngrëm një darkë në një nga restorantet e Triestes dhe profesor Ccoku i ftoi të uleshin në një tavolinë të përbashkët. Pati mëdyshje, nuk ishte e lehtë që të uleshin. Por në fund të fundit nuk po shkelej ndonjë parim. Kisha në xhep një aparat fotografik dhe i ftoj të ngrenë një dolli për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kështu është fokusuar në foto ky takim që ishte mjaft njerëzor. Takimi ishte shumë spontan dhe nuk ka asgjë sekrete. Një tavolinë e tillë nuk shërben për të ndarë pushtete, aq më tepër që të pranishëm ishim unë dhe profesor Mentor Ccoku. Gjithë kohës që isha nuk pashë dhe as dëgjova ndonjë gjë që ka të bëjë me ndarjen e pushteteve. Tema e bisedës nuk kishte ndonjë interes të vecantë. Këtu është përfolur shumë për takimin e Triestes si një komplot i madh, i errët dhe si një sekret. Nuk ka asnjë sekret”, ka thënë Ylli Jasa në një intervistë për gazetën Shqip disa vite më parë.

Ngjarjet që pasuan këtë moment, vërtetuan se nuk pati një marrëveshje ose nëse pati një marrëveshje palët nuk iu përmbajtën. Sapo fitoi zgjedhjet dhe u zgjodh president, Berisha firmosi arrestimin e kundërshtarit të tij në politikë, Fatos Nano.  Pas zgjedhjeve të 22 marsit, klima politike u acarua më tej pasi PD në pushtet kishte vendosur të asgjësonte të gjithë kundërshtarët në PS por edhe ata brenda PD-së, përmes retorikës antikomuniste.

Durres, Albania 1997 Mafia gunmen control the entrance to a pier where a small ship was to take Albanians paying from $250 to $500 to a larger ship, which will go to Italy. The gunmen fired wildly into the air & screamed at the crowds to stay back.

Zgjedhjet e vitit 1996 Partia Demokratike fitoi mazhorancën absolute, por procesi nuk u pranua as nga opozita as nga ndërkombëtarët. Zgjedhjet u vlerësuan të manipuluara. Paralelisht po lulëzonin firmat piramidale dhe shpejt do të vinte falimenti i tyre. Shqipëria u gjend në një situatë kaotikë ne mars të vitit 1997.  Protesta të dhunshme përfshinë gjithë Shqipërinë. Bandat e rebelëve të armatosur hapën shumë depo armësh në qytetet kryesore të Jugut. Drejtuesit e këtyre bandave kishin marrë kontrollin në të gjitha qytetet e jugut dhe bënin thirrje për të marshuar drejt Tiranës. Ishte momenti për një tjetër marrëveshje.  Më 9 mars 1997 Berisha president thirri tryezën e partive politike.

Marrëveshja e 9 marsit e vitit 1997

Unknown

Partitë politike të ftuara në takim nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, nënshkruan Marrëveshjen e Paktit Kombëtar. Kjo marrëveshje u firmos nga Berisha dhe nga përfaqësuesit e 10 partive politike pjesëmarrëse në këtë takim. Sipas kësaj marrëveshje, Parlamenti shpalli amnistinë e përgjithshme për të gjithë ata civilë dhe ushtarakë që u implikuan në revoltën e fajdeve.  U krijua qeveria e pajtimit kombëtar me përfaqësimin e të gjitha forcave politike në dialog dhe u shpallën zgjedhjet e parakohëshme  parlamentare në qershor 1997.

PS dhe koalcioni i majtë i fituan zgjedhjet dhe nisën qeverisjen. Në mandatin e parë të qeverisjes së koalicionit të majtë i kryesuar nga PS, pati shumë mosmarrëveshje, të cilat ishin kryesisht brenda grupeve kundërshtare në PS. Por në këtë betejë u implikuan edhe krerët e partive të tjera të koalcionit të majtë, dikush në krahun e Nanos e dikush në të Metës. Qeverisja e majtë nisi me kryeministër Fatos Nanon në vitin 1997 dhe më pas pati përplasje të shumta brenda rradhëve të cilat diktuan dorëheqjen e Fatos Nanos si kryeministër por edhe si kryetar partie për t`i hapur rrugë kundërshtarit të tij në parti, Ilir Metës. Në zgjedhjet e vitit 2001 vendi drejtohej nga qeveria Meta. Ato zgjedhje ishin të krahasueshme për nga manipulimi me ato të vitit 1996.  PS fitoi zgjedhjet dhe të gjithë pushtetin, ndërkohë kishte marrë shumicën e bashkive në zgjedhjet lokale të një viti më parë. Pak muaj pas fitores në këto zgjedhje, u rishfaq kriza brenda PS-së. Grupi Nano iu rikthye betejës me grupin e Ilir Metës të cilit i ishte bashkuar edhe Edi Rama, në atë kohë kryebashkiaku socilaist i Tiranës. Gjatë manovrave të tij kundër Nanos, Meta bëri disa herë aleanca fluide me Berishës sic është rasti shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi. Vendi ishte në prag krizë, ishte momenti për një tjetër marrëveshje politike pasi ishte moment për të zgjedhur presidentin.

berisha-nano

Marrëveshja Nano-Berisha në vitin 2002

Fatos Nano e ftoi Sali Berishën në bisedime dhe u arrit marrëveshja Nano-Berisha e cila vendosi zgjedhjen e presidentit konsensual, emërimin e kryetarit të ri të SHISH-it, ngritjen komisionit bipartizan për reformën zgjedhore, por edhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama. Opozita e kishte akuzuar Ramën për abuzime me pushtetin në krye të bashkisë. Akuza të ashpra kundër Ramës kishte hedhur edhe vetë kryetari i PS-së, Fatos Nano pasi Rama ishte pozicionuar në krahun e Metës në PS.  U zgjodh president Alfred Mosiu i propozuar nga Berisha, u shkarkua nga kryetar i SHISH-it  Fatos Klosi, dhe në vend të tij u zgjodh Kujtim Hysenaj.

Berisha-rama1

Marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet në Kushtetutë

Më 21 prill të viti 2008 u miratuan ndryshimet në kushtetutë me votat e PD-së së Berishës dhe PS-së së Ramës. Ilir Meta i LSI-së bëri përpjekje të shumta për të ndalur këto ndryshime që penalizonin LSI-në përmes ndryshimeve në kodin elektoral. Por Meta nuk ia doli edhe pse bëri disa ditë grevë urie bashkë me deputetët e tij.

berisha-meta

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, Berisha rikonfirmoi fitoren por fitorja nuk i garantonte vazhdimësi në qeverisje. Pak ditë pas 28 qershorit, Berisha ftoi Metën në marrëveshje për bashkëqeverisje. Rama nisi protestat duke mos pranuar procesin zgjedhor pasi sipas tij ishte i manipuluar. Gjatë katër viteve, Rama luftoi me të gjitha mënyrat për ta rrëzuar qeverinë Berish-Meta por nuk ia doli. Marrëdhëniet mes Metës e Ramës prekën skajet kur Meta e cilësoi Ramën fundërrinë të politikës shqiptare ndërsa Rama e kishte akuzuar ashpër për korrupsionin. Kjo ndodhi pas publikimit të videoskandalit ku meta shfaqej duke biseduar për ryshfet me shumën 700 mijë euro.

Meta e Berisha qeverisën për katër vite deri në 1 prill të vitit 2013, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

 Marrëveshja Rama-Meta e 21 prillit 2013

Marreveshja-PS-LSI-320x212

Ilir Meta e Edi Rama lanë pas krahëve akuza të ashpra mes tyre në gjashtë vite dhe vendosen të bashkohen në koalicion parazgjedhor në prill të vitit 2013-të. Meta u largua nga qeverisja me Berishën dhe u rreshtua me Ramën në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Rama e Meta fituan thellë zgjedhjet e 23 qershorit ndërsa PD kaloi në opozitë. Berisha dha dorëheqje si kryetar i PD-së dhe në krye të kësaj partie u zgjodh Lulzim Basha. Rama e Meta kanë dy vjet që po bashkëqeverisin përmes tronditjeve të herpashershme nga akuzat për skandale korruptive.  Jemi në një situatë kur duket se balancat mes tyre janë prishur por ende nuk ka asgjë publike. Ka vetëm disa lëvizje të cilat duket sikur diktohen nga nevoja për të kryer reforma të diktuara nga ndërkombëtarë si kusht për integrimin në Bashkimin Evropian. Kryesorja është reforma në drejtësi e cila do të kryhet përmes ndryshmeve të thella në Kushtetutë. Bashkë me reformën në drejtësi po diskutohet edhe për ndryshime në kodin elektoral.  Po diskutohet një sistem elektoral me prim i cili nuk është në interesin e partive të vogla duke përfshirë edhe LSI-në. Eshtë koha pra për një marrëveshje, që për fat të keq, në politikën shqiptare përkthehen si pazare. Mjafton fakti që ato nuk përmisojnë asgjë në cilësinë e qeverisjes, e aq më pak në mënyrën e të bërit politike ku mungesa e parimeve është ulëritëse.  /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Diego Costa-n nuk e mbajnë nervat, godet sigurimin e stadiumit

Diego Costa-n nuk e mbajnë nervat, godet sigurimin e stadiumit

Martin Schulz: Bashar al Asad nuk do të qëndrojë gjatë në krye të Sirisë

Martin Schulz: Bashar al Asad nuk do të qëndrojë gjatë në krye të Sirisë

EKSKLUZIVE/ Ish-kryeparlamentari maqedonas Stojan Andov: E pranoj, gabuam me shqiptarët, na mundi propaganda e Millosheviçit

EKSKLUZIVE/ Ish-kryeparlamentari maqedonas Stojan Andov: E pranoj, gabuam me shqiptarët, na mundi propaganda e Millosheviçit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni