Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një postim në Facebook ka bërë thirrje shqiptarëve t’i hapin dyert për refugjatët sirianë, të strehuar në kufirin Maqedoni – Greqi.
Ai ka thënë se duhet të tregohemi zemërgjerë dhe vend pritës për refugjatët të cilët po rrihen me ushtarë e policë. Ai ka rikujtuar se populli i Kosovës ka qenë refugjatë gjatë luftës dhe duhet ta kuptoj këtë tragjedi të këtyre qytetarëve nga Lindja e Mesme që po kërkon udhë për shpresë e jetë më të mirë.
Strehimi i përkohshëm derisa të zgjidhet çështja e tyre nga BE, do të dëshmonte vlerat tona si shqiptarë dhe ish-refugjatë, ka shkruar Haziri në Facebook./tesheshi.com/