Miratimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit, ka sjellë reagime edhe në Luginën e Preshevës. Liderët politikë të luginës kërkojnë reciprocitet me anë të avancimit të statusit për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” bën të ditur se në orët e mbrëmjes së djeshme në Bujanoc është mbajtur një takim mes krerëve të partive dhe pushtetit lokal.
Në këtë takim është diskutuar perspektiva e Luginës së Preshevës pas marrëveshjes Vuçiç-Mustafa për themelimin e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë.
Mësohet se në takim është diskutuar që në fillim të shtatorit, të tre kuvendet popullore të Luginës së Preshevës të shpallin Asociconin e Komunave Shqiptare në Serbi.
Pritet që kryetarët e kuvendeve popullore të ftojnë këshilltarët e tre kuvendeve të komunave shqiptare ne Serbi në një seancë të jashtëzakonshme ku pritet edhe shpallja e Asociacionit. Ftesë për pjesëmarrje do të ketë edhe OSBE dhe faktori nderkombëtar e do të kërkohet mbështetje ndërkombëtare nga BE-ja dhe SHBA-ja./tesheshi.com/