Ish-kreu demokrat Berisha e artikuloi sërish të ashtëquajturin “revolucion demokratik”, që sipas tij duhet për të përmbysur Ramën.
Këtë, Berisha e ka përmendur dhe kohë më parë, dhe sot, në ditën e nisjes së protestave e potencoi akoma dhe më shumë.
Por analisti Lubonja, tha se revolucionet janë krejt tjetër gjë, së paku ato modele që ofronm historia, duke iu referuar dhe atij më përfaqsuesit, revolucionit borgjez francez.
Ato, tha Lubonja përmbysin elita, ndërsa në këtë rast, vetë PD-ja është elitë pasi ka qeverisur për disa viteve këtë vend. Dhe sipas Lubonjës, ky është një paradoks i madh. /tesheshi.com/