Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, është shprehur i ngazëllyer me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka deklaruar se rezultatet tregojnë për fitoren absolute të Listës Serbe përballë subjekteve të tjera politike serbe, e se partia e tij do të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës për “të penguar ndryshimin e Kushtetutës, formimin e ushtrisë së Kosovës dhe ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të Serbisë”.
Për partinë e tij, sipas liderit të Listës Serbe, kanë votuar mbi 40 mijë serbë të Kosovës, dhe ky rezultat është rekordi i deritashëm i arritur i një subjekti politik në zgjedhje.
Simiq i ka falënderuar për besimin e dhënë të gjithë serbët e Kosovës, serbët e Anamoravës, të anës së Siarinës, serbët e Kosovës Qendrore, të veriut të Kosovës, si dhe serbët e zhvendosur. /tesheshi.com/