Dy emra sulmi e një mesfushe, Cikalleshi, Uzuni e Bare, nuk do jenë në Gjermani, në të dytin Europian ku merr pjesë Shqipëria.
Trajneri Sylvinho ka zbuluar pasditen e të hënës listën me 27 futbollistë të cilët do të nisin grumbullimin paraprak, teksa vetëm njëri prej tyre do të “digjet” më 7 qershor, kur të dorëzohet në UEFA lista zyrtare me 26 futbollistë, raporton Supersport
Janë rikthyer ndërkohë në formacion dy emra, po sulmi: Broja dhe Manaj.
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.