Mjekët i këshillojnë nënat, që bebet e sapolindura duhet të mësojnë në fillim refleksin e thithjes dhe më vonë atë të kapërdimit. Si rrjedhojë, bebet duhet të mësohen të pinë qumështin e gjirit.
Në muajin e parë, brenda 24 orëve foshnja mund të pijë 100-120 ml (3 filxhanë kafe) ujë. Ndërsa në muajin e dytë, foshnja mund të marrë lëngje në formën e ujit të pastër ose çajra.
Mjekët rekomandojnë kryesisht çajin e kamomilit, në rastin kur fëmija ka dhimbje barku, por jo kur ka probleme me konstipacionin (kapsllëkun) sepse e përkeqëson situatën.
Në muajt e mëvonshëm, brenda 24 orëve fëmija duhet të marrë 1 litër lëngje në total, në forma të ndryshme, siç është uji i pastër, supat, ushqimet apo çajrat.
Periudha e verës, kur temperaturat janë të larta dhe fëmija mund të djersijë më tepër, rekomandohet që të pijë pak më shumë lëngje. /tesheshi.com/