Emri i Bekim Balajt është regjistruar edhe njëherë në listën e realizatorëve në kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar një gol tejet të bukur në fitoren që skuadra e tij Rijeka e arriti ndaj Zardarit me rezultat 4:0.
Fundjava duket të qenë me fat edhe për mbrojtësin shqiptar Andi Lila që realizoi golin e tij të parë në fanelën e Parmës prej se u transferua nga kampionati grek. Për fatin e tij, skuadra e cila po vuan në aspektin organizativ si dhe financiar nuk arriti ti bëj ballë Sassuolës duke e humbur ndeshjen dhe mundësinë tashmë shumë të vogël për mbijetesë. /tesheshi.com/