Një ditë pasi u la jashtë grumbullimit për në Europianin e Gjermanisë nga trajneri Sylvinho, sulmuesi kavajas i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi, shpallur vetë fundit e aktivizimit me përfaqësuesen shqiptare.
“Fundi i një rrugëtimi!
Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit.
Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoj, ndaj çdokujt që më dah kurajo përtë vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua”, shkruan Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.
Siç mund të dallohet, ai ka treguar përmbajtje ndaj çdo zemërate ndaj brazilianit, duke u treguar etik në fjalët e zgjedhura dhe aktin e vetëlargimit. /tesheshi.com/