Nga data 1 korrik do të hiqet tarifa Roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Është ambasadori Luigi Soreca ai i cili me anë të një postimi në Twitter ka shpërndarë këtë lajm të mirë që vlen për xhepat e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë.
Soreca shprehet se ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mundësuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ku janë Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i ZI, Kosova dhe Serbia.
“Nga 1 korrik 2021, Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria e përfshirë! Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri plot në telefonin tuaj”, shkruhet nga ambasadorit Soreca, ku për herë të parë bën humor me një lajm zyrtar. /tesheshi.com/