Real Madrid frymon ndryshe me francezin Zinedine Zidane në krye të stolit. Madrilienët shkatërrojnë Sporting Gijon, madje llogaritë i mbyllin që në pjesën e parë të lojës, (5-1).
Treshja sulmuese: Bale, Benzema dhe Cristiano, janë treguar të pamëshirshëm përballë portës mike, të cilën e ‘bombarduan’ pa mëshirë. Serinë e golave e hapi uellsiani Gareth Bale, ndërkohë, Benzema dhe Cristiano e vazhduan, me nga dy gola secili.
Mbretërit ndalën intensitetin e lojës në 45-minutëshin e pjesës së dytë, gjë të cilën këtë e shfrytëzuan miqtë, që realizuan golin e nderit përmes futbollistit, Isma Lopez.
Pas kësaj fitoreje, Reali ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, duke lënë pas skuadrën e Barcelonës, e cila ka dy ndeshje më pak se madrilenët. /tesheshi.com/