Rubinetat janë një ndër objektet që gjenden më me shumicë në shtëpinë tuaj. Ato i keni kryesisht në kuzhinë dhe në banjo. Ngjyra e errët që marrin më kalimin e kohës ju jep atyre një pamje shumë të shëmtuar.
Nëse jeni të fiksuar pas pastërtisë, me siguri që e keni shumë të vështirë të pajtoheni me faktin se ato do të duken ashtu gjatë gjithë kohës.
Detergjentët shpesh nuk arrijnë t’i pastrojnë ato plotësisht. Kështu, ju duhet një zgjidhje më e mirë, që i bën ato të duken gjithmonë si të reja. Ndaj, nëse dëshironi të bëni një pastrim të thellë të rubinetave, rrëmbeni pak vaj fëmijësh.
Hidhni pak nga ky vaj në një copë dhe pastroni me të rubinetat. Më pas fshijini mirë me një copë të pastër. Kjo metodë i pastron ato nga ngjyra e errët si dhe nga shenjat e ujit./tesheshi.com/