Kryeministri Boris Johnson është martuar me të fejuarën e tij Carrie Symonds në një martesë të planifikuar fshehurazi në katedralen Westminster.
Martesa u zhvillua në një “ceremoni të vogël” të shtunën pasdite, tha një zëdhënës i Downing Street.
Zëdhënësi shtoi se çifti do të festonte përsëri me familjen dhe miqtë verën e ardhshme.
Kryeministri tashmë është kthyer në punë.
Ai është kryeministri i parë që martohet ndërsa është në detyrë në gati 200 vjet.
Sipas BBC News, mësohet se 30 mysafirë ishin të ftuar në ceremoni, numri maksimal i të pranishmëve i lejuar nën kufizimet e Covid në Angli.
Një numër i vogël i zyrtarëve të kishës ishin të përfshirë në përgatitjet për ceremoninë katolike, e cila u drejtua nga At Daniel Humphreys, tha ajo.
Megjithëse Z. Johnson, 56 vjeç, është martuar dy herë më parë, Kisha Katolike Romake mund të lejojë që të divorcuarit të martohen përsëri nëse martesat e mëparshme do të jenë jashtë Kishës Katolike Romake. /tesheshi.com/