Kryeministri Rama shpalli në Asamblenë Socialiste qeverinë e re të mandatit të tretë, ku disa parashikime, si ajo e vajzës së ish-presidentit Mejdani që do ishte ministre, nuk dolën.
Në detyrë është rikonfirmuar Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Elva Margariti dhe Evis Kushi.
Kabineti i plotë:
Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër për Punët e Brendshme – Blendi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delinda Ibrahimi
Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë – Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit – Evis Kushi
Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – Frida Krifca
Ministre për Turizmin dhe Mjedisin – Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti:
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali
Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Edona Bilali
Ministre për Rininë dhe Fëmijët – Bora Buzhaqi
Ministre për Standardet dhe Shërbimet – Milva Ikonomi. /tesheshi.com/