Kina akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka dhunuar sovranitetin e saj territorial. Një avion amerikan ka hyrë në hapësirën ajrore që bie mbi një nga ishujt artificialë të ndërtuara nga Pekini në Detin e Kinës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ‘shuajnë zjarrin’ me ndezur nga Kina, duke bërë me dije se ‘cenimi’ i hapësirës ajrore nga ana e avionit B-52 ishte i rastësishëm.
Megjithatë, ministri i Mbrojtjes së Kinës deklaron se ky është një ‘provokim i rëndë’./tesheshi.com/