Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas mbushjes së 8 kritereve , Thaçi e Çollaku: Qytetarët lëvizin pa viza më 2016

by Te Sheshi
19/12/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pas mbushjes së 8 kritereve , Thaçi e Çollaku: Qytetarët lëvizin pa viza më 2016

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit për liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës për vitin 2016, në të cilin janë vlerësuar përparimet e arritura në përmbushjen e kritereve, por janë nënvizuar gjithashtu kriteret që kanë mbetur për t’u përmbushur.

Dimitris Avramopulos, i ngarkuari i Komisionit Evropian me çështje të migracionit dhe punëve të brendshme, në një takim me gazetarët tha se kanë mbetur vetëm edhe tetë kritere dhe sapo Kosova t’i përmbushë ato e të ofrojë masa efektive në fuqi për të parandaluar valën e migrimit në Bashkimin Evropian, KE do të bëjë rekomandimin.

“Jam i bindur se Kosova do të jetë së shpejti në gjendje të përmbushë kërkesat e mbetura, në mënyrë që Komisioni të mund të propozojë heqjen e detyrimeve të vizave për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që kjo të jetë e mundshme më 2016. Ta shfrytëzojmë këtë periudhë para nesh për të bërë çfarëdo që është e nevojshme për ta përgatitur Kosovën për udhëtim pa viza”, tha Avramopulos, duke paralajmëruar një vizitë në Kosovë në fillim të vitit 2016.

Samuel ZhbogarPërfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se raporti përfshin një

punë shumë të madhe dhe progres shumë të madh me gjithë sfidat e vitit të kaluar dhe këtij viti. Ai beson se 8 kriteret e mbetura mund të plotësohen brenda javësh.

“Raporti merr parasysh punën e madhe të Kosovës. Besojmë që Kosova do t’i përmbushë kërkesat e mbetura dhe u tha se ky ishte raporti i fundit. Rekomandimet e mbetura do të mund të përmbushen në një kohë të shkurtë, ndoshta në disa javë”, tha Zbogar.

Zhbogar është shprehur i bindur se Kosova së shpejti do të përmbush edhe pikat e mbetura për liberalizimin e vizave.

“Sa më shpejt të përmbushen rekomandimet, atëherë sipas KE shumë shpejt do të kemi liberalizim. Lexojeni raportin dhe do ta kuptoni sa mirë ka ecur Kosova”, ka thënë Zhbogar.

Qeveria: Do t’i ndërmarrim të gjitha hapat që KE të bëjë rekomandimin për vizat

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një kumtese thotë se do të përkushtohet fuqishëm që në ditët dhe javët në vazhdim të konsolidohen pikëpamjet me Komisionin Evropian rreth kushteve të nënvizuara.

“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet se Kosova është e gatshme për liberalizim të vizave, dhe se çdo vonesë në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është vonesë për trajtimin e tyre të barabartë. Shpresojmë se Komisioni Evropian do të ketë vullnetin që të rekomandojë liberalizimin në fillimin e vitit të ardhshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet në ndërmarrjen e të gjitha hapave që Komisioni Evropian të bëjë rekomandimin, dhe e rithekson edhe një herë bindjen se liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të bëhet në vitin 2016”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

thaciJa çfarë thonë ministrat Thaçi e Çollaku

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zv.Kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Kosova është zotuar t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga procesi i zbatimit të liberalizimit të vizave.

“Uroj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderoj partnerët tanë evropian për vlerësimin pozitiv”, tha Thaçi.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku e ka mirëpritur raportin e Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Sa i përket kushteve që duhet përmbushur, Çollaku ka thënë se katër rekomandimet kyçe janë përmbushur plotësisht dhe ai beson fuqishëm që kosovarët do të lëvizin pa viza në vitin 2016.

“Ky raport përshkruan në detaje vlerësimin e Komisionit Evropian se pothuaj të gjitha kushtet e udhërrëfyesit janë përmbushur plotësisht, ndërsa një pjesë e vogël e rekomandimeve përshkruhen si pjesërisht të përmbushura. Katër rekomandime nga këto fusha cilësohen të rëndësisë kyçe, ndërsa pjesa tjetër janë vetëm për monitorim.

collakuAdresimi i këtyre hapave të vegjël të mbetur nuk do të jetë arsye për vonesa për rekomandim, andaj unë i bëjë thirrje Komisionit Evropian që të ndërmerr këtë hap sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne do të përkushtohemi fuqishëm që në ditët dhe javët në vazhdim të konsolidojmë pikëpamjet me Komisionin Evropian rreth kushteve të nënvizuara. Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet se Kosova është e gatshme për liberalizim të vizave, dhe se çdo vonesë në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është vonesë për trajtimin e tyre të barabartë. Unë si udhëheqës i këtij procesi zotohem për ndërmarrjen e të gjitha hapave që Komisioni Evropian të bëjë pa vonesë rekomandimin për liberalizmin e vizave, dhe e ritheksoj edhe një herë bindjen se liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të bëhet në vitin 2016”, ka shkruar Çollaku në Facebook./tesheshi.com/

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
Ballkani në radar të Real Madrid

Ballkani në radar të Real Madrid

“Shyqi” i Liri Lubonjës: implikimi në vrasjen e Gjovalin Çekinit

“Shyqi” i Liri Lubonjës: implikimi në vrasjen e Gjovalin Çekinit

Muho, ulqiniaku që gatoi për Mbretin Faruk tregon recetat sekrete (Video)

Muho, ulqiniaku që gatoi për Mbretin Faruk tregon recetat sekrete (Video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni