Kreu i Komunitetit Mysliman të Bosnjë-Hercegovinës, Hysen Kavazoviç, ka akuzuar rëndë strukturën politike të vendit, duke thënë se po i lë boshnjakët në një “spastrim etnik” të fshehur, kësaj radhe jo me luftë por nëpërmjet politikave ndarëse dhe përjashtuese.
Duke folur për televizionin e madh informativ në gjuhën sllave N1, i cili e ka qendrën në Beograd, por që shikohet në të gjitha vendet ish-jugosllave, Kavazoviç ka kundërshtuar në radhë të parë qëndrimin serb mbi rezolutën e OKB-së për genocidin në Bosnjë.
“Rezoluta u pengua dhe forcat politike të Bosnjës u ndaluan që ta kalonin një dokument mbi geniocidin në Parlamentin e shtetit. Dhe ka ca njerëz që flasin për pajtim”, tha kryekleriku mysliman nga Sarajeva.
Ai shtoi se “nuk do të ketë asnjë pajtim pa u njohur genocid si akt dhe si fenomen, e më pas duhet të vijë dënimi”.
I pyetur se çdo të ndodhë në relacionet mes komuniteteve apo etnive, Kavazoviç, u përgjigj: “Nuk e di realisht çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por po flas atë që po ndodh tani”.
“Ka zona në vend ku gjuha boshnjake mohohet, ka zona ku boshnjakët(muslimanët) nuk punësohet dhe i vështirësohet jeta në çdo qelizë të saj. Unë them se kjo ndodh në Srebrenicë. Dhe ajo për çfarë po flas tani është qartësisht një ‘spastrim i heshtur etnik” në territorin e Republika Srbska”, tha Kavazoviç.
Ndërkaq, duke folur për shanset e dialogut mes boshnjakëve dhe serbëve, kreu i Komunitetit Musliman në Bosnjë, theksoi se “ata e mohojnë identitetin boshnjak në Republika Srbska dhe gjithçka e përbën këtë identitet.
“Ne do luftojmë kundër krimeve dhe genocidit, ngado që ai të vijë. Ne kemi obligim që të luftojmë dhe kundër kriminelëve tanë”, thekson Kavazoviç, në interistën për N1.
Ndërkaq, i pyetur pse e ka dënuar vizitën e fundit të anëtarit të presidencës boshnjake,
Mladen Ivaniq në Serbi, Kavazoviç tha se ai ka respekt për Ivaniqin por anëtari serb i Presidencës së BH-së, por që sipas tij zgjodhi kohën më të keqe për këtë vizitë.
Sipas kryeklerikut, Ivaniq duhet të ishte në ceremoninë e nderimit dhe funeralin e 27 bosnjakëve të vrarë në Zvornik, por edhe në përkujtimin e “Ditës së Shiritit të Bardhë”, dedikuar vuajtjeve të boshnjakëve në qytetin e Prijedor.
“Ka disa çështje mes bosnjakëve dhe serbëve që duhet të zgjidhen. Çështja e identitetit, genocid dhe sjellja normale ndërmjet njerëzve”, theksoi ai.
Marrë nga B92- /tesheshi.com/