Ish-presidenti Nishani, i shndërruar tashmë në kundërshtarin më të ashpër të kreut demokrat Basha, e akuzon këtë të fundit dhe për një tjetërgjë.
“Të nderuar miq, gjatë ditëve të fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH, në takime në qytete të ndryshme përveç të tjerash ndesha me një situatë të papranueshme për shumë anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Qindra prej tyre në të gjithë Shqipërinë endeshin prej 1 (një) viti nëpër dyert e prokurorisë e gjykatave si të pandehur për arsyen e vetme se kishin marrë pjesë në protestat e opozitës kundër rregjimit banditesk të Edi Ramës.
Por ata tashmë ishin lënë vetëm, në mëshirën e fatit të përballeshin me PADrejtësinë e kontrolluar nga Pushteti.
E drejta e protestës është e drejta më fondamentale e njerëzve të lirë.
Një e drejtë e garantuar dhe mbrojtur nga Kushtetuta në Shqipëri.
Lulëzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica!
Por sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhëtuar!
Të papunë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avoketër e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore.
Ata janë të tradhëtuar edhe nga ata që ju kërkuan atyre aksionin qytetar.
Ju bëj thirrje të gjithë avoketërve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil, të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e proçedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve, falas pa pagesë!”, shkruan ndër të tjera Nishani. /tesheshi.com/