Lideri i lëvizjes indipendentiste katalane, si dhe presidenti i rajonit të Katalonjës, Carles Puigdemont, ka paralajmëruar kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, se nëse pezullon autonominë e rajonit, atëherë do të nisë automatikisht zbatimi i pavarësisë.
Kryeministri spanjoll, pasi ka urdhëruar policinë kombëtare që të bastisë zyrat e Mososs, policisë rajonale katalane, ka bërë të ditur se do të formalizojë të shtunën pezullimin e autonomisë së krahinës që kërkon pavarësinë.
Për momentin, nuk ka asnjë dialog nga palët dhe Madridi po përplaset egërsisht me krerët katalanë.
Kryeministri dhe lideri i opozitës, socialisti Sanches i ka thënë Puigdemont që të provokojë zgjedhjet e parakohshme për katalonjën. Por ky i fundit nuk ka pranuar dhe më pas janë arrestuar disa përkrahës së pavarësisë. /tesheshi.com/