Braziliani Koutinjo do të luajë te Bajerni i Mynihut këtë sezon.
Drejtori i Barcelonës, Gilermo Amor, konfirmoi marrëveshjen e huazimit me bavarezët. Bajerni do të ketë më tutje dhe një mundësi blerjeje. Huazimi është konfirmuar dhe nga ekipi gjerman.
Koutinjo u la jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshjen ndaj Bilbaos; huazimi i tij lidhet dhe me përpjekjet e katalanasve për të rikthyer Nejmarin.
Largimi i Koutinjos nga Barcelona është një zhvillim i pritshëm i kësaj vere. /tesheshi.com/