Gjatë shtatë viteve të Kosovës si shtet i pavarur, autoritetet e vendit dështuan në krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Indikatorët ekonomik të Kosovës ishin shumë më të mirë para viteve të pavarësisë sesa pas saj. Këto janë disa nga vlerësimet që dhënë ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e biznesit.
Ata përmendin për REL shumë dështime të Qeverisë së Kosovës.
Sipas tyre, është dështuar në tërësi lufta ndaj korrupsionit, ekonomisë jo formale evazionit fiskal dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu, sipas tyre, nuk është arritur të adresohenproblemet kryesore, siç është papunësia dhe varfëria.