Atë që nuk po mund ta bëjë politika në përfaqësimin e shqiptarëve në botë, po e bëjnë të rinjtë, të cilët me dijen e tyre po mundohen që ta përfaqësojnë Kosovën në arenën botërore me shkencë.
Projekti i grupit të studentëve nga Kosova “NatEv Explorer” ka fituar çmimin “People’s Choice Award” në kuadër të garës “NASA Space Apps Challenge”.
Projekti i tyre ka marr 68 mijë e 903 vota, ndërsa konkurrenti nga Universiteti i Garbosit të Bullgarisë, 54 mijë e 321 vota.
Për ta fituar këtë çmim ishin 15 projekte nga vendet e ndryshme të botës, të cilat gjatë votimit online morën gjithsej 156.007 vota./tesheshi.com/