Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova çdo vit pranon 600-700 milionë euro nga diaspora, institucionet pa strategji për tërheqjen e biznesmenëve shqiptarë

by te Sheshi
15/06/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosova çdo vit pranon 600-700 milionë euro nga diaspora, institucionet pa strategji për tërheqjen e biznesmenëve shqiptarë

Nga: Bashkim Kastrati

Tani kur veç kanë filluar pushimet e sezonit verorë, shumë mërgimtarë që jetojnë në vende të ndryshme të Botës vijnë për të kaluar pushimet në Kosovë. Ata përveç që dërgojnë mjete financiare nga vendet ku jetojnë, edhe vetë ardhja e tyre në Kosovë për disa ditë apo javë i jep një “infuzion” ekonomisë së vendit.

Diaspora e Kosovës ka qenë dhe do të vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, por edhe organizatave tjera ekonomike, Kosova çdo vit pranon nga 600 deri 700 milionë euro nga diaspora. Por sipas ekspertëve të ekonomisë, këto para zakonisht përdorën për shpenzime të zakonshme për një periudhë të caktuar kohore dhe se është e nevojshme që të bëhet kanalizimi i tyre, që ato të kenë një impakt më të madh në ekonominë e Kosovës.

Ministri i Diasporës Valon Murati, ditë më parë ka deklaruar se për ta lëvizur këtë potencial, ministria që ai udhëheq ka filluar dhe po vazhdon me sukses krijimin e lidhjeve brenda diasporës sonë përmes implementimit të projektit të rrjetëzimit. Efektet e këtij rrjetëzimi janë të dyfishta: krijon mundësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të diasporës përmes bashkëpunimit mes tyre, si dhe përmes projekteve të përbashkëta midis nesh krijon mundësinë për zhvillimin e tyre dhe të vendit.

“Gjithashtu, në Strategjinë Kombëtare për zhvillim 2016-2021, diaspora është përfshirë në dy shtylla: njëra ka të bëjë me kapitalin njerëzor dhe tjetra merret me industritë konkurruese, potenciali investues i diasporës sonë dhe mundësia që ajo të shërbejë si konsumatore e shërbimeve dhe e prodhimeve të Kosovës“, ka thënë ndër të tjera ministri Murati.

Shumë familje varen nga remitancat e diasporës

Lulzim Beqiri magjistër i ekonomisë, ka thënë për tesheshi.com paratë e remitencave që qytetarët e Kosovës i marrin nga të afërmit e tyre që gjinden jashtë vendit, paraqesin një aspekt të rëndësishëm në mirëqenien dhe uljen e varfërisë.

Ai thotë se shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj., dhe se rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit.

Sipas tij, duke pas parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovarë.

“Dyqanet dhe restorantet janë përplot mërgimtarë. Ato zgjasin  orarin e punës deri në orët e vona të mesnatës. Kudo shef targa të makinave nga shtete të ndryshme të botës – BMW, Porsche. Mercedes, Golf… Shkalla e papunësisë në Kosovë është rekorde. Gjatë sezonit të verës ka një rënie të papunësisë pasi një numër i madh gjejnë punë në restorante dhe hotele”, thotë Beqiri.

Ai thotë se ndërtimtaria, restorantet, tekstili janë më të preferuarat e qytetarëve kosovarë në mërgim. Ai thotë se sipas shumë analizave nga Shoqata e Ndërtimtarëve, blerja e banesave ka shënuar rritje për rreth 70 për qind gjatë sezonit veror.

“Më saktësisht, për 10 vite mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë”, theksoi Beqiri, duke shtuar se paratë e diasporës që vijnë në Kosovë duhet kanalizuar në mënyrë që të kenë ndikim për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Institucionet nuk kanë bërë asgjë për tërheqjen e investitorëve shqiptarë nga diaspora

Në vende të ndryshme të Evropës si dhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka biznesmenë shqiptarë që kanë arritur sukses në veprimtaritë e tyre ekonomike. Këta biznesmenë deri më tani nuk kanë gjetur hapësirën e duhur për të investuar në Kosovë. Ardhja eventuale e tyre përmes investimeve kapitale do të kishte ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës. Por institucionet  e Kosovës nuk kanë bërë ndonjë strategji apo ndonjë iniciativë të veçantë për të tërhequr këta investitorë shqiptarë. Ndërsa nuk kanë bërë një ambient atraktiv për investitorët në përgjithësi, ndërkaq perceptimi i mundësisë së të bërit biznes në Kosovë vazhdon të jetë negativ.

Lulzim Beqiri mendon se Republika e Kosovës nuk ka bërë asgjë për tërheqjen e investime nga diaspora kosovare, me miratimin e ligjit për investime strategjike është shpresuar se Qeveria do të bënte një nen të veçantë në mbështetje të investimeve të diasporës, sepse sipas shumë raporteve për shkak të gjendjes aktuale politike dhe destabilizimit të vendit me protesta dhe paqartësi investitorët potencial po hezitojnë te derdhin mundin e tyre në Kosovë.

“Si shembull është rasti mërgimtarit të cilit nga banka NLB iu vodhën hiq me pak se 300 mijë euro dhe tash e pesë vite nuk ka përgjegjësi, pra kush investon në një vend të tillë”, thotë Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Fëmija me emrin më të veçantë në botë

Fëmija me emrin më të veçantë në botë

Policia franceze nuk lejon flamurin gjigand në stadium: shpaloset në plazhin e Marsejës

Policia franceze nuk lejon flamurin gjigand në stadium: shpaloset në plazhin e Marsejës

Sllovakia arrin fitoren e parë, mund Rusinë dhe komplikon grupin B

Sllovakia arrin fitoren e parë, mund Rusinë dhe komplikon grupin B

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni