Komiteti i Ekspertëve vendosi të mbajë në fuqi masat e deritanishme anti-COVID, pasi tha se ato kanë patur gjithsesi efekt, edhe pse shifrat e infektimeve duken alarmante.
“Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt, prandaj ne mendojmë që të vijojnë të mbetet aty, duke i vlerësuar në kohëra më të shkurtra.
Pra, në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze“, tha z.ministrja Rakacolli.
Për kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka disa tregues të lehtë pozitivë.
“Fakti pozitiv është te kontrolli i indiktarëve të infeksionit. Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15.
Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital.
Numri i shtrimeve nga 44 në 26 janar duke u rritur në datën 8 shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119. S’ka rritje proigrasive të thirrjeve për ndihmë dhe vizitave në banesë”, tha Brataj. /tesheshi.com/